Sarajeva, perla e pazbuluar e Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i ngrohtë, çmimet e ulëta dhe historia magjepsëse po joshin turistët drejt kryeqytetit të Bosnjës si kurrë më parë.

I njohur si vendi, që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore, dhe i dëmtuar nga lufta e vitvet 1990, Bosnja mund të mos jetë vendi i parë, që ju vjen ndërmend, kur planifikoni një pushim në Europë.

Por, ndoshta duhet të jetë.

Me një birrë mesatare në Sarajevë, që kushton më pak se 2 euro, dhe një hotel me pesë yje në qendër të kryeqytetit me çmim 120 euro për natë, gjatë verës – ka mundësi udhëtimi luksoze dhe ekonmike për të gjithë.

Sarajeva po bëhet gjithnjë e më popullore

Kryeqyteti boshnjak i Sarajevës, po sheh numrin më të madh të turistëve në historinë e pasluftës, këtë vit.

Kodrat mbi qytet tani janë vende, ku të huajt mblidhen për të parë horizontin e famshëm, në një luginë të rrethuar nga male të larta.

Ky qytet ballkanik, shpesh përshkruhet si një vend, ku lindja takohet me perëndimin, pasi stilet arkitekturore ndryshojnë në zona të ndryshme, për të pasqyruar historinë e tij të përzier.

Në qytetin e vjetër – i njohur si Bas Carsija, i ndërtuar nga osmanët në shekullin e 15-të – vizitorët eksplorojnë dyqane artizanale tradicionale boshnjake dhe restorante të njohura.

Këtu mund të gjeni gjithashtu një nga xhamitë më të vjetra të Ballkanit dhe një nga ndërtesat më të mëdha në qytetin e vjetër – Gazi Husrev-beg.

Ndonëse u bombardua rëndë gjatë viteve të luftës, në vitet ’90, falë mureve të trasha dhe një projekti restaurimi të pasluftës, ai ende qëndron me krenari në qytet. Hyrja kushton rreth 1,50 €.

Ndryshe nga xhamia, shumë ndërtesa nuk janë restauruar plotësisht dhe prandaj mos u habitni nëse shihni vrima plumbash.

Pak më larg është vendi, ku trashëgimtari i fronit Franz Ferdinand, u vra nga rebeli i ri boshnjak-serb Gavrilo Princip, në Urën Latine në vitin 1914, duke shkaktuar në mënyrë efektive fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Lexo edhe :  Arsyet që do të të bindin të ecësh pas vaktit të darkës

Sot, një muze në vendin e atentatit, është një nga pikat turistike më të vizituara në Sarajevë.

CDN media

Cila është mënyra më e mirë për të eksploruar Sarajevën?

Qyteti i vogël, është i lehtë për t’u eksploruar në këmbë, kështu që një mënyrë e shkëlqyer, për të filluar qëndrimin tuaj këtu, është duke bërë një turne në këmbë. Megjithëse jo të gjithë flasin anglisht, vendasit dihet se janë tepër miqësorë.

Korriku dhe gushti ka të ngjarë të jenë muajt më të nxehtë për të vizituar Sarajevën, kështu që shumë njerëz sugjerojnë, se koha më e mirë e vitit për të eksploruar qytetin është maji, qershori ose shtatori.

Nëse jeni duke kërkuar për diçka pak më aktive, mund të provoni një shëtitje ditore deri në malin Trebevic. Në majë, ka pamje të bukura mbi qytet, por ka edhe një teleferik, nëse doni të shijoni pamjen pa mundim. Rruga e kthimit për ecje nga qendra e qytetit, është rreth 21 km.

Sarajevo Olympic Bobsleigh and Luge Track – Lost in the Right Direction

Vizitorëve u pëlqen gjithashtu, të eksplorojnë rrugën e braktisur të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 1964. Nëse e planifikoni siç duhet vizitën tuaj, madje mund të dëgjoni thirrjet për lutje, që jehojnë nëpër luginë nga xhamitë e qytetit.

The Siege of Sarajevo - Memories of a War

 

Nëse merrni një taksi pak larg qendrës së qytetit, një turne nëpër Tunelin e Shpresës të Sarajevës (Tunel spasa) është një vizitë interesante dhe edukative.

Tuneli 800 metra, u hap nga qytetarët në vitet 1990, për të lidhur qytetin me ‘vendin e sigurt’ të Kombeve të Bashkuara në aeroport, dhe siguroi një rrugë për transportin e ushqimit, ilaçeve dhe armëve gjatë luftës. / S.M

Të fundit

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja iku dje në Itali

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër. Burime bëjnë me dije...

Zbardhet një skemë tjetër pensionesh, ja kush do paguhet më shumë

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Lajme të tjera

Web TV