Menduat se iku vera? Ja sa do të shënojë termometri këtë javë, dita e enjte vjen me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse jemi në mes të shtatorit, duket sikur vera ende  nuk ka ikur.  Kjo për shkak të temperaturave të larta që na kanë shoqëruar këto këto ditë.

Sinoptikania Lajda Porja tha temperatura do të regjistrojnë 34-35 gradë Celsius gjithë javën që kemi para.

“Termometri do të ngelet në 34-35 gradë Celsius. Janë temperatura shumë të larta. Mund të them se ky është një ndër Shtatorët e vetëm që ka shënuar këto vlera, të paktën nga data 1 e deri më tani”, thotë Lajda Porja në një lidhje direkte për “Klan News”.

Ajo shtoi se dita e enjte dhe e premte e kësaj jave do të shoqërohen me freskim të motit, por që dita e shtunë dhe e dielë do të sjellë sërish temperaturat e larta dhe me diell.

“Ka një freskim të motit ditën e enjte dhe ditën e premte, si dhe një prezencë reshjesh, të cilat do të jenë afatshkurtra dhe të pakta dhe kryesisht në zonat veriore dhe qëndrore, megjithatë, dita e shtunë, do të sjellë përmirësim të motit, rritje të temperaturave deri në 35 gradë dhe e diela do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje”, shprehet Porja./   S.M

Të fundit

Historia tipike shqiptare shkon në kinematë e botës

Frani, e cila pavarësisht se ka lindur grua, ka zgjedhur të jetojë si burrë. Por, kur Zana, mbesa që ka...

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur për 5 vite me klubin...

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia kishte kërkuar mikeshës së tij...

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një...

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor...

Lajme të tjera

Web TV