Putin: Ekonomia ruse i ka rezistuar presionit të paprecedentë perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi të hënën se ekonomia e Rusisë i ka rezistuar presionit të jashtëm të paprecedentë nga Perëndimi. Lideri rus e përshkroi situatën ekonomike në vend si të qëndrueshme dhe të ekuilibruar ndërsa vlerësoi qëndrueshmërinë e saj, raporton CNN.

“Në përgjithësi, mund të themi se faza e rimëkëmbjes së ekonomisë ruse ka përfunduar. Ne i kemi përballuar presionit të jashtëm absolutisht të paprecedentë, sulmeve të sanksioneve të disa elitave qeverisëse në të ashtuquajturin bllokun perëndimor, disa elitave qeverisëse në vende individuale që ne i quajmë jomiqësore.”, u shpreh Putin.

Putin zbuloi më tej se të ardhurat buxhetore të naftës dhe gazit në Korrik-Gusht pothuajse u rikuperuan në nivelet e vitit të kaluar dhe vazhduan të rriteshin në mënyrë aktive.

Kohët e fundit, Putin denoncoi fushatën e sanksioneve të Perëndimit në një samit ekonomik të mbajtur në Afrikën e Jugut. Perëndimi ka vendosur sanksione të rënda ndaj Moskës, duke synuar oligarkët, duke vendosur një kufi çmimi për naftën, duke ndaluar importet e naftës dhe arit rus, duke synuar pajisjet ushtarake dhe kufizuar eksportet e teknologjisë kryesore që ‘ushqejnë’ makinën e konsumit./I.S

Të fundit

Mallorca ndal në barazim Barçën në shtëpi, Vedat Muriqi fantastik me gol dhe asist

Mallorca rezulton “kockë” e fortë ndaj Barcelonës në javën e shtatë të La Ligës, duke barazuar me shifrat 2-2,...

Juventus mposht minimalisht Leccen dhe vijon ndjekjen ndaj Interit kryesues

Juventus-Lecce çelën javën e gjashtë të Serie A, me “bardhezinjtë” që fituan minimalisht, 1-0 në “Allianz Stadium”, ndërsa miqtë nga ana tjetër pësojnë humbjen...

Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje mbi deklarimet që ka bërë presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.  Me...

Pas disfatës në Kukës, flet për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër. Në një emision televiziv ai...

Basha akuzon Serbinë: Skenar sekret për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV