Kush e financon lëvizjen ”Shqipëria Bëhet”?/ Flet Adriatik Lapaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria Bëhet” është një lëvizje qytetare ku në krye është Adritatik Lapaj. I pyetur se kush e financon, aktivisti tha se janë shqiptarët “karburanti i saj”.

“Financiarisht, lëvizja në fillimin e vetë këtë muaj sa janë marrë zyrat dhe janë bërë përgatitjet e para është mbajtur dhe do mbahen të dokumentuara me vetëfinancim të themeluesve dhe nuk janë vlera të jashtëzakonshme.

Janë vlera modeste për realitetin shqiptar dhe rrugëtimi do të jetë i financuar përmes platformës online. Do ketë një web zyrtar, i cili në bazë të regjistrimit në gjykatë do ketë edhe numra llogarie në bankë.

Dhe çdo shqiptar që mendon se Adriatiku, Edlira, Agustela dhe Flori po veprojnë mirë, kudo nga Tirana, Kanadaja, Nju Jorku dhuron 5, 10, 100 dollarë sipas mundësisë.

Nëse ata mendojnë se ne po e bëjmë mirë këtë gjënë dhe duhet ta çojmë përpara, ata do të vazhdojnë ta financojnë. Sa më shumë të financojnë ata aq më shumë do vrapojmë ne. Nëse ata mendojnë se kjo gjëja nuk është në terezi nuk do e financojnë.

Kjo do të thotë që unë nuk mund të shkojë të mbledhë lek lart e poshtë. As te bota e krimit, as te ata që i kanë bërë lekë me tenderat e padrejtë.

Marr mesazhin që ti Adriatik përpjekjen tënde e bërë djalë i mbarë, shko në shpi. Ata janë karburanti i gjësë. Lekët do jenë nga njerëzit online”,-tha Lapaj në ”A2cnn”.

Lidhur me një financim të mundshëm nga ndërkombëtarët, Lapaj tha: “Jo nuk ka pasur asnjë financim ndërkombëtar kjo histori.

Nuk ka pasur dhe nuk ka. Mund të ketë aplikim në ndonjë organizatë”. Ai u shpreh se asnjëherë në jetë nuk është takuar me të dhe se lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk financohet prej Sorosit./   S.M

Të fundit

Ushqimet që mund t’i hani sa të doni sepse nuk ndikojnë në peshë

Ndonjëherë, humbja e peshës duket si një udhëtim i pafund. Nga numërimi i kalorive deri te vëmendja ndaj madhësisë...

Pak para protestës, policia ‘blindon’ Bashkinë e Tiranës

Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet, në lidhje me protestën, që pritet të mbahet përpara Bashkisë së Tiranës. Policia ka “blinduar” bashkinë e kryeqytetit, përpara...

AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor të rrallë

“AstraZeneca” ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë. Kjo ka ardhur pas disa...

The Economist: Qeveria e Italisë po përpiqet të ndikojë televizionin shtetëror Rai

Mbështetësit e Giorgia Melonit, akuzojnë televizionin shtetëror Rai, për paragjykim të krahut të majtë. Antonio Scurati, është një nga autorët kryesorë të Italisë. Romani...

Prindër për herë të parë, produksioni i BBV uron Kiarën e Luizin, ja detaji që i habiti

Ditën e sotme çifti Luiz dhe Kiara morën dhuratën më të bukur në botë. Vajza e tyre, Luna, erdhi në jetë dhe ky lajm...

Lajme të tjera

Web TV