50 milionë Lekë është shuma që i kërkon Adriatiku bashkëshortes së tij në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Margarita i thotë se situata midis tyre nuk mund të arrinte deri në këtë pikë sepse paratë nuk kanë vlerë. Ndërkohë, Adriatiku ia kthen se dëshiron të ndahet edhe pse bashkë kanë 50 vite martesë dhe 2 vajza.
Eni Çobani: Margarita, ai do të ndahet tani. ju si…
Margarita: Qyqa! Ku do gjejë më të bukur se mua ai mi? Po lëre ç’i thotë mendja. E di ai që unë po e kapa i qis sytë. Ky kërkon lekët, ka vite që thotë kështu, shkojmë e vijmë, janë kaq, janë kaq, por edhe unë jetoj në atë shtëpi, nuk jetoj në atë shtëpi?
Adriatik: Tani kur arritën që u zbuluan gjërat, asnjëherë s’më ka thënë që nuk ka ngelur asnjë lek.
Margarita: E kam mbajtur si pëllumb mi, ça do mi zagari, ka ardhur këtu të më diskreditojë! E kam mbajtur si pëllumb, ku ta mbajnë gratë laj, shpëlaj, veshur. Unë kam punuar si kalë zonja Eni, shisja rroba banjo, qepja në Tiranë, nuk kam pasur nevojë për lek.
Adriatik: Zonja Eni më ka mbajtur si pëllumb kjo me 3000 Euro në muaj që fitoja unë në Greqi, që më thoshin kudo që shkoja, sa do?
Margarita: Qyqa! Më bëri rezil!
Adriatik: Nuk të kam bërë rezil fare! Të dalësh në gjyq nuk është rezil, është kulturë. Ta shohin të gjithë njerëzit dhe ata që na shohin nga shtëpia, për të dalë në gjyq është kulturë! Shprehi ndjenjat, ecën vendi përpara, ecën demokracia përpara, çlirohen njerëzit, femrat, burrat…
Margarita: Bravo! Ti të jesh mirë, e qite dufin? Mirë e bëre!
Adriatiku përmend dashurinë mes tyre, por më pas i kthehet temës së parave.
Adriatik: Tani mos më ik nga muhabeti! Unë dua të më japësh pasurinë time!
Margarita: Qyqa, çfarë të të jap, lakra? Të t’i japë Mimoza që ha magazinat! Çfarë thua more?
Adriatik: Në qoftë se s’i jep, unë dal satelit, jashtë globit. Nuk kam punë me ty!
Margarita: Qyqa, dashke të shkosh jashtë globit! Të luajti mendja? Do të ikësh nga shtëpia, ik, s’kam nevojë unë! 50 vjet!