Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rama propozon sanksione ndaj Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka propozuar Bashkimit Europian që ti vendosë sanksione Serbisë për ngjarjet e shënuara në Veri të Koosvës. Në një konferencë të përbashkët me homologun i tij kroat, Andrej Plenkoviç i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Perëndimit të ndërmarrin masa kundër Serbisë.

Kryeministri Edi Rama tha se duhet të merren masa nga BE ndaj Serbisë ashtu siç janë marrë kundër Kosovës. “Këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi, në raport me ato që janë marrë më parë për Kosovën, të cilat duhet të merren edhe për Serbinë, minimumi. Nëse nuk ka konsensus për të bërë më shumë në nivelin e Këshillit Europian, ka programe, ka marrëdhënie, të cilat përdoren për të thënë stop.

Stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës, në mes të një rajoni ku të gjitha vendet kanë shprehur vullnetin që të bëhen vende anëtare të Bashkimit Europian, një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetën një efektivi policie dhe pastaj t’i gëzohet nderit më të lartë që mund të ekzistojë, zisë kombëtare në vendin nga e ka origjinën.

Ky është kulmi, e papranueshme, e pajustifikueshme dhe e dënueshme” tha Rama. Po ashtu kryeministri shqiptar ka komnetuar edhe ditën e zisë të shpallur nga Serbia për agresorët që u qëlluan nga policia kosovare.

Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, Rama në një konferencë tha se agresioni i forcave paramilitare është po aq shqetësues sa edhe reagimi i Beogradit.

“Shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e një efektivi policie, të veshur ushtarakisht me uniforma, jo shtetërore, të armatosur deri në dhëmbë dhe pastaj të eliminuar si kriminelë, është diçka po kaq e rëndë do thoja, sa vetë ajo që i parapriu.

Nga ana e tij kryeministri kroat Plenkoviç theksoi se këto lëvizje “nuk mund të mbeten pa përgjigje” dhe se vendimi i Beogradit në ditën e zisë “pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur”.

Ai theksoi nevojën e një hetim për të përcaktuar plotësisht se çfarë ka ndodhur, pas së cilës i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të propozojë masa.

Kryeministri kroat për çështjen në Kosovë

Edhe Plenkoviç u shpreh i siguirtë se do të merren masa. “Komisioni Europian ka ndërmarrë disa masa të caktuara në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa obligimin e aprovimit nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Këto janë disa prej masave, të cilat në mënyrë autonome ndërmerren nga ana e Komisionit Europian. Kur të bëjnë propozimin do të shohim se cilat do të jenë këto masa, por supozojmë që një vepër e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje dhe gjithashtu konsiderojmë që deklarimi apo shpallja e ditës së zisë për vrasjen e policit të Kosovës apo për tre të vrarët të cilët kishin vrarë më herët policin e Kosovës ka qenë diçka e papranueshme dhe është një mesazh, i cili nuk kupton identifikimin e plotë me veprën e bërë dhe kjo është diçka që nuk ka qenë asesi e mirë dhe jam i sigurt që në ditët në vijim, në bazë të analizës së detajuar, pasi duam të jemi tërësisht të informuar mbi atë se çfarë ka ngjarë, do të rrjedhin propozimet në bazë të kësaj çfarë kemi përmendur” tha Plenkoviç.

Për shkak të mosrespektimit të kërkesave të BE-së ndaj Prishtinës, KE mori masa për të pezulluar punën në trupat punues në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tërhoqi ftesat për takime të nivelit të lartë dhe pezulloi Kosovën nga programi i saj prej 7.5 miliardë eurosh.

Lexo edhe :  Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin shkollë-komunitetit

Kryeministri kroat nënvizoi se është i sigurt se të gjitha masat “do të ndërmerren”, ndërsa Rama theksoi se ato duhet të aplikohen pa humbur kohë “sepse vendimi i Beogradit për ditë zie nuk lë vend për interpretim tjetër.

“Shfaqjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, të cilat vetëm nxisin tensione dhe rrisin frymën e ndasive, të cilat ne duhet të kurojmë. Është pozitive që ushtria serbe filloi të sprapset dhe të tërhiqet, por është shumë negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që nuk i shërbejnë absolutisht interesave afatgjata dhe as këtij momenti të rëndësishëm kur i gjithë rajoni duhet të jetë i bashkuar në drejtim të paqes dhe të integrimit në Bashkimit Europian dhe në komunitetin euro-atlantik.

Kemi krimin, vrasjen e një efektivi të policisë dhe kemi heroizimin e atyre që morën pjesë në këtë vrasje dhe në aspektin kriminalistik policor, hetimi ndërkombëtar mbase sjell dhe ndonjë element plus, por në aspektin politik dhe në aspektin e qëndrimit të një shteti në raport me disa norma dhe me disa vlera të patjetërsueshme të kësaj Europe, të cilës i përkasim dhe në të cilën duam të jemi të gjithë një familje e bashkuar, kjo është qartësisht e mjaftueshme” tha Rama.

“Supozojmë që një vepër e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje dhe gjithashtu konsiderojmë që deklarimi apo shpallja e ditës së zisë për vrasjen e policit të Kosovës apo për tre të vrarët të cilët kishin vrarë më herët policin e Kosovës ka qenë diçka e papranueshme dhe është një mesazh, i cili nuk kupton identifikimin e plotë me veprën e bërë dhe kjo është diçka që nuk ka qenë asesi e mirë dhe jam i sigurt që në ditët në vijim, në bazë të analizës së detajuar, pasi duam të jemi tërësisht të informuar mbi atë se çfarë ka ngjarë, do të rrjedhin propozimet në bazë të kësaj çfarë kemi përmendur”, tha Plenkoviç.

Të dielën pasdite, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Kosova ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Pak ditë pas sulmit, Serbia e mohoi se po zhvendos ushtrinë pranë kufirit me Kosovën, pasi Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe autoritetet kosovare i bënë thirrje ta tërheqë ushtrinë përgjatë kufirit me shtetin fqinj.

Shqipëria në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se Kroacia është një shembull frymëzimi për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Rama tha se kanë kërkuar mbështetje direkte nga qeveria kroate në procesin e integrimit.

I nderuar kryeministër, në radhë të parë dhe jo për formalitet, por për të shprehur sinqerisht kënaqësinë, faleminderit për mikpritjen dhe frymën pozitive të një marrëdhënie prej së cilës në mësojmë vazhdimisht.

Kroacia është një shembull dhe një burim inkurajimi dhe frymëzimi në procesin tonë të ecjes drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Kroacia është shembull suksese, së fundmi edhe me eurozonë dhe shengen. Çfarë Kroacia ka rritur në një dekadë pas anëtarësimit në BE, jo vetëm na gëzon por na inkurajon, na bën edhe më kërkues ndaj miqve në Zagreb për të na ndihmuar me eksperiencën e tyre.

Të fundit

Disa zakone të të ngrënit që janë fajtori kryesor i dhjamit në bark

Ndërsa moti më i ngrohtë afrohet, më shumë njerëz duhet të vendosin disa qëllime më të shëndetshme. Humbja e yndyrës...

Psikologët: Filmat horror mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ankthin

Horrori është ndoshta zhanri i fundit që vjen në mendje kur njerëzit mendojnë se si filmat mund të ndihmojnë në zbutjen e ankthit. Pse një...

Si u shpikën celularët/ Telefoni i parë i krijuar nga ‘Motorola’

Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacionet më të rëndësishme teknologjike në historinë moderne, duke revolucionarizuar mënyrën se si ne komunikojmë. Historia e celularëve...

Albin Kurti kërkesë NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 06 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.6 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV