Si u ‘prish’ takimi i kryeministrit me bizneset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bardhi Sejdarasi 

Ministrja Ibrahimaj, me funksionin e saj të ri, si kreu i një dikasteri, që synon të mbrojë sipërmarrësit (Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes), solli një risi në takimin e saj të parë prezantues me biznesit: REFORMËN E DERREGULLIMIT!

Ministrja me shumë përvojë, u kujdes të ftojë kryeministrin dhe të sigurojë pjesëmarrje të madhe të biznesit (asnjëherë nuk është marrë vesh “Kush është Kush” dhe “Kush bën Çfarë” nga këta përfaqësuesit dy dekadash të biznesit!) me qëllim të promovimit të idesë së saj.

Doemos, që nuk është e re reforma e DERREGULLIMIT. Ka filluar në 2015 me ministrat Cani dhe Ekonomi, ka vijuar me ministrin Ahmetaj, është studiuar një tre herë nga Këshilli i Investimeve, por asnjëherë “REFORMA E DERREGULLIMIT”nuk është finalizuar!

Delina donte të finalizonte, mesa duket një gjë të tillë! Prandaj ftoi KM!

Por JO!

Biznesi i pranishëm, (më mirë me thënë, përfaqësuesit e biznesit), e PRISHËN takimin e Delinës dhe të Ramës!

E prishën, sepse në takim, as nuk u tha dhe, as nuk u analizuar ajo që ka ndodhur nga 2015! As nuk u tha dhe, as nuk u analizua pse ka dështuar kjo “reformë”! As nuk u tha dhe, as nuk u analizua se cilët ishin shkaktarë të dështimit të kësaj reforme, me mospërfundimin e plotë të saj! Nuk u tha ASGJË!

Por ama u THANË shumë gjëra! TË STËRTHËNA! Të dhënë vend e pavend! Të thëna aty, ku nuk duhet! Dhe të thëna aq shumë herë, sa nuk mund tanimë as të zgjidhen, edhe pse disa prej tyre kanë nevojë emergjente të kenë vëmendjen e administratës publike dhe institucioneve të larta të saj!

IKU E VATE EDHE KËTË HERË DERREGULLIMI!

Mos vallë na e ka fajin emri dhe nuk kuptohet nga të gjithë?

Eshtë e hershme si fjalë! E thënë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, kur prezantohej nga Arben Ahmetaj, në funksionin e kreut të grupit të punës për Reformën e Derregulimit!

Ku synon derregullimi? Me pak fjalë: Konsiston në reduktimin e lejeve, licencave, autorizimeve dhe procedurave, uljen e burokracisë, rritjen e eficencës së institucioneve, ka në qendër qytetarin si përfitues të drejtpërdrejtë të shërbimeve publike. Kryeministri, që e iniciuar këtë proces derregullimi nga viti 2013, ka thënë se rregullimi dhe derregulimi janë të dy fenomene të rëndësishëm në një ekonomi tregu, që në varësi të masës së aplikimit, mund të kthehen në pengesë, apo nxitje për investimet e huaja dhe ato të vendit.

Lexo edhe :  Parashqevi Ypi

Ne vijojmë të kemi një kalvar të gjatë e të mundimshëm të hapave dhe procedurave, që duhet të ndiqen për marrjen e një shërbimi, apo të drejte nga shteti. Dokumenti i Rekomandimeve për Derregulimin përbën një analizë tërësore të numrit të lejeve, licencave, autorizimeve dhe dokumenteve që kërkohen në këtë vend dhe ofron një set me rekomandime për zbatimin praktik të kësaj reforme”. Po kush e njeh nga biznesi këtë dokument?

Vite më parë kishim rreth 141 autorizime të ndryshme, të lëshuara nga 19 institucione qendrore dhe 94 licenca. Sot kemi një reduktim të tyre, por jo një reformë të plotë. Çfarë ka trajtuar Këshilli i Investimeve në këtë aspekt gjatë 2015-2017? Cilat janë rregullat e shumta për biznesin, që mund të pengojnë sipërmarrjen dhe të ulin investimet? Pse derregullimi konsiderohet një reformë e rëndësishme për përmirësimin e klimës së investimeve dhe treguesit e Raportit “Doing business”? Ku është lançimi dhe realizimi i proçesit për përgatitjen e ligjit të ri të unifikuar të investimeve me mbështetjen e International Finance Corporation (IFC)?

Prej 1 shtator 2016 i platformës e-Leje si i vetmi instrument i aplikimit, shqyrtimit dhe miratimit të lejeve të ndërtimit ka disiplinuar shqyrtimin e aplikimeve nga pikëpamja e afateve, si për aplikuesit, ashtu edhe për institucionet, duke ulur edhe kostot operacionale për të dyja palët.  Po përfundimi i procedurave të shqyrtimit brenda 60 ditëve kalendarike, a është ende një sfidë për administratën e Bashkive? A është realizuar tërësisht?

Ka kaq shumë për të debatuar për DERREGULLIMIN!

Por nuk u diskutua asgjë në një takim të thirrur për DERREGULLIMIN!

Keq për biznesin? Doemos! Qari është i Qeverisë!

Të fundit

Cilat janë shenjat e zodiakut që mund të jenë në pritje të ëmbël gjatë vitit 2025?

Në astrologji, çdo shenjë e zodiakut ka një ndikim të ndryshëm në jetën personale dhe ngjarjet e mëdha të...

Kuvendi/ Sula akuzon Spiropalin si gënjeshtare: Kërko falje, mashtrove

Debate të forta në seancën parlamentare për momentin e “gënjeshtrës” së kryeparlamentares Elisa Spiropali për mungesën në sallë të zv/kryeministres Belinda Balluku, që iu...

“Ksamilin e degraduat në Bathoren e bregdetit”, ministrja e Turizmit sulmon opozitën

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka sulmuar opozitën teksa u shpreh se gjatë qeverisjes së tyre shkatërruar mjedisin, duke “mbjellë mijëra çibanë të tmerrshëm në...

Ndërtimet pa leje, ja sa është fatura dhe kategoria që përfiton nga falja e gjobave

Deputetja e mazhorancës, Pranvera Resulaj e ftuar në studion e RTSH-24 deklaroi se, nisma e qeverisë për falja e gjobave për ndërtimet në zonat...

“Po krijoni një furtunë”/ Gogu: Doni apo s’doni anulimin e gjobave do ta bëjmë ligj

Ka nisur me debat seanca e sotme, ku po diskutohet në lidhje me anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje. Në fjalën e tij Tonin...

Lajme të tjera

Web TV