Xhenis Xhoplin, vdekja tragjike e mrekullisë së bluzit amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Mbrëmjen e më 4 tetorit të vitit 1970, në dhomën 105 të hotelit “Landmark Motor” në Hollivud – i cili tanimë mban emrin Highland Gardens – u gjet pa jetë në dysheme trupi i një femre të re. Ishte ditë e diel. Ai që e gjeti kufomën, me një cigare në njërën dorë dhe disa paratë në dorën tjetër, ishte miku i saj i ngushtë Xhon Bërn Kok. Alkooli ndihej i pranishëm në dhomë. Fillimisht autoritetet policore përveçse një shishe alkooli vunë re gjithashtu dhe një shiringë, por jo drogë. Edhe media fillimisht raportoi se nuk kishte droga dhe aq mjete të tjera të pranishme. Por e vërteta ishte krejt ndryshe, pavarësisht alibive dhe teorive të konspiracionit që u ngritën rrufeshëm rreth vdekjes së saj. Nuk ishte e vështirë për të vërtetuar se ajo kishte konsumuar dhe drogë gjë që e kishte përshpejtuar procesin. Në raportin zyrtar të mjekut u shkrua se ajo vdiq nga një mbidozë heroine. Ndërkohë që shumëkush e konsideroi si një: mbidozë aksidentale. Vajza, e cilësuar si legjenda e rock and roll-it quhej Xhenis Xhoplin. Dhe ishte 27 vjeçe…

…Në vitet 60 ajo u njoh gjerësisht si ikona amerikane e muzikës rok dhe si i këngëtarja kryesore e bardhë femër e bluzit, e cila mahniti dëgjuesit me egërsinë e saj. Cilësohej si një nga interpretueset më të suksesshme të epokës së saj. U shqua për një vokal mezo-soprano të fuqishëm dhe performancë elektrizuese në skenë.

Xhoplin në Tiranë

Në Tiranën e viteve ’80 Xhenis Xhoplin ishte një këngëtare që njihej vetëm nga grupime të caktuara njerëzish, ose më saktë nga individë të veçantë që kishin një qasje tjetër ndaj rrymave të ashpra të muzikës moderne. Të paktën 10 vjet pas vdekjes së saj, në Tiranën e mbyllur e me informacion të kufizuar, Xhoplin nuk kishte jehonën e Bitëllsave, Rollingstones të Elvis Preslit apo të Bob Marlin. Aso kohe shumica e të rinjve kishin qasje ndaj Majkëll Xheksonit apo Madonës që po startonin ethshëm dhe shumë më tepër ndoshta ndaj Tina Tërnerit.

Xhenis Xhoplin ishte më pak e preferuar ndoshta sepse muzika e saj e egër rrok dhe bluz ishte më pak e perceptueshme se sa ajo Pop dhe Rrok që kishte më shumë përparësi.

Rritja eksponenciale

Jeta dhe karriera e Xhenis Xhoplinit, në mënyrë krejt rutinë është shpejt e arritshme për shkak të materialeve pa fund të ekspozuara në faqet e internetit. Për të thuhet se u lind të Port Arthur, Texas. Kishte një fëmijëri aspak të kënaqshme, disi dhe bulluese, në një familje të klasës së mesme. Deri në vitin e fundit të shkollës së mesme, Xhoplin kishte krijuar një reputacion si një vajzë e ashpër që pëlqente të pinte alkool dhe të ishte e egër. Ndoqi Kolegjin Shtetëror të Teknologjisë Lamar dhe Universitetin e Teksasit në Austin përpara se ta linte shkollën në vitin 1963 për të ndjekur hobin e saj, të këndonte këngë popullore dhe veçanërisht bluz në klubet e Teksasit.

Në fund të viteve 1960 ajo u bë këngëtarja kryesore e grupeve “Big Brother” dhe “Holding Company”. Më pas doli si një artiste solo. Dhe ka të regjistruara katër albume me zërin e saj.

Në youtube gjendet lehtësisht kënga “Ball and Chain”, kënduar nga Xhoplin në Festivalin Pop të Montereit në vitin 1967. Pikërisht në këtë video ka një fragment ku këngëtarja mjaft e njohur e grupit rok folk, “The Mamas the Papas”, Ellen Naomi Cohen, e njohur gjerësisht si “Mama Cass” shihet të reagojë me një impresion mbresëlënës nga interpretimi i jashtëzakonshëm që Xhoplin i bën këngës “Ball and Chain”. Kamera e ka fiksuar Cass në minutën 3:29 ku ajo shihet se është qartësisht e mahnitur. Dhe po aq në fundin e këngës, në minutën 5.29 kamera ka fokusuar sërish fytyrën e saj të impresionuar duke u shprehur: “Uau”. Dhe duhet pasur parasysh se Mama Cass ishte një interpretuese e nivelit të lartë.

Lexo edhe :  Nikolla mesazh në ditën e lindjes së Skënderbeut: Mbrojtës i Kontinentit të Vjetër

Piedestali i një statusi

Vitet 1960 pa dyshim sollën ndryshimin më eksperimental në muzikën moderne amerikane. Periudha pas presidencës së Ajzenhauerit prodhoi mendime të reja, të nxitura po aq nga eksperimentimi i drogave psikedelike, aq edhe nga trazirat sociale dhe kulturore të Luftës së Vietnamit.

Në verën e vitit 1966, Janis Joplin ishte një këngëtare endacake dhe jo fort e njohur. Por katër vjet më vonë, kishte kapur majën si një legjendë e rock-and-rollit. Ajo ishte shndërruar nga një soliste e panjohur në gjeneratë me fuqinë e një shfaqjeje të vetme, të çuditshme në Festivalin Ndërkombëtar Pop në Monterey në verën e vitit 1967. Më pas erdhën tre vjet turne dhe regjistrime që çimentuan statusin e saj. Sipas fjalëve të një kritiku, “Xhenis Xhoplin është e dyta pas Bob Dilanit për nga rëndësia si krijues, mishërim i historisë dhe mitologjisë së brezit të saj”.

Problemet me veten

Xhoplin kishte pasur gjithmonë probleme serioze të abuzimit me substancat. Një mik i saj, Bill Graham, është shprehur se veteshkatërrimi i Xhoplin u shkaktua pjesërisht nga fama e saj. “Ajo kishte një siguri të jashtëzakonshme në skenë, por jashtë skenës, privatisht, ajo dukej se ishte shumë e frikësuar, shumë e ndrojtur dhe naive. Unë nuk mendoj se ka ditur ndonjëherë se si ta trajtojë suksesin. Mendoj se kjo i krijoi probleme Xhenisit,” – është shprehur ai.

Duke u ndjerë në mënyrë unike nën presion për të provuar veten si një artiste solo femër në një industri të dominuar nga meshkujt, kritika shkaktoi shqetësim për Xhoplin.

Kishte kaluar vetëm një vit që kur ikona e kundërkulturës shpërtheu me “Piece of My Heart” për mijëra fansa në Festivalin Udstok të vitit 1969.

Ajo dha shfaqjen e saj të fundit në stadiumin Harvard në Boston në vitin 1970, vetëm disa muaj para vdekjes së saj. Xhoplin do të jepte një intervista më 30 shtator 1970, vetëm katër ditë para vdekjes së saj.

Në vjeshtën e vitit 1970, ajo ndodhej në Los Anxhelos për korrigjimet e fundit në albumin që do të rezultonte të ishte hiti më i madh i karrierës së saj, “Pearl”. Megjithatë, ajo nuk jetoi për të parë publikimin e tij. Vdiq dhe u zbulua në dhomën e saj të hotelit pasi nuk u shfaq në një seancë regjistrimi të planifikuar.

Trupi i Xhoplin u dogj në një krematorium në Los Angeles. Shërbimi funeral u zhvillua në Pierce Brothers, dhe të morën pjesë vetëm familjaret e Joplin. Hiri i saj u shpërnda nga një avion në Oqeanin Paqësor dhe përgjatë Stinson Beach.

Post vdekja

Në vitin 1988, në atë që do të ishte ditëlindja e 45-të, Memoriali i Xhenis Xhoplin, me një skulpturë origjinale prej ari, nga Dagllas Klark, u kushtua gjatë një ceremonie në Port Arthur, Teksas.

Në vitin 1992, u botua biografia e parë e madhe e Joplin në dy dekada, “Love, Janis”, me autor nga motra e saj më e vogël Laura Joplin.

Në vitin 1995, Joplin u fut në Sallën e Famës Rock and Roll. Në vitin 2005, ajo mori një çmim Grammy Lifetime Achievement. Në nëntor 2009, Salla e Famës dhe Muzeu i Rock and Roll-it e nderoi atë si pjesë e serisë së saj vjetore të Masters Music

Më 4 nëntor 2013, Joplin u nderua me yllin e 2510-të në Hollywood Walk of Fame për kontributin e saj në industrinë e muzikës. Ylli i saj ndodhet në Bulevardin Hollywood 6752, përballë Institutit të Muzikantëve.

Në vitin 2015, u publikua filmi dokumentar biografik “Janis: Little Girl Blue”, me regji të Amy Berg.

Në vitin 2004, revista “Rolling Stone” e renditi Xhoplin në vendin e 46-të në listën e 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe të 28-ën në klasifikimin e vitit 2008, të 100 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Në vitin 2023, Rolling Stone e renditi Xhoplin në vendin e 78-të në listën e 200 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV