Mësoni se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani rregullisht kivi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kivi është një frut tropikal që përmban kalium, folate dhe vitamina C dhe E. Ky frut ofron përfitime të shumta, si ruajtja e shëndetit të zemrës dhe tretja më e mirë, por mund të rris rrezikun e gurëve në veshka.

Nutricionistja Lauren Minchen thotë se konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium, si kivi, mund të ndihmojë në rritjen e kaliumit, i cili kundërshton efektet negative të natriumit në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe ekuilibrin e ujit. Përveç kësaj, kivi është mesatarisht i lartë në fibra gjë që kontribuon në shëndetin e zemrës.

Përfshirja e shumë fibrave në dietën tuaj ka përfitime të vërtetuara për reduktimin e kapsllëkut dhe për të ushqyer një mikrobiomë të shëndetshme.

Një studim i vitit 2010 zbuloi se një enzimë në kivi, e quajtur aktinidin, ndihmonte në shpërbërjen e proteinave në traktin tretës

Kivi është i pasur me antioksidantë luteinë dhe zeaksantinë, të cilët luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e syve. Këto komponime janë i vetmi lloj që grumbullohen në retinë. Atje, ato mbrojnë nga dëmtimi i syrit duke i mbajtur qelizat të pastra nga radikalet e lira të dëmshme.

Kivi është burimi i vitaminës C me 56 miligramë për çdo frut që është 62% e marrjes ditore të rekomanduar për meshkujt dhe 75% për gratë.

Marrja e vitaminës C në dietën tuaj të përditshme, mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë, sepse përmirëson përthithjen e hekurit në trupin tuaj.

Një kivi përmban vetëm 44 kalori, që është një sasi shumë e vogël. Ngrënia e ushqimeve me një indeks të ulët glikemik është veçanërisht e dobishme për diabetikët, sepse kjo do të thotë se këto ushqime mund të ndihmojnë në ruajtjen e kontrollit natyral të sheqerit në gjak.

Lexo edhe :  Inteligjenca artificiale, mjeku i gjeneratës së re? Rreziqet dhe ndihma që sjell

Ndërkaq, ngrënia e kivit mund të çojë në një përvojë krejtësisht të pakëndshme. Kivi është i pasur me oksalate, një përbërës natyral bimor që mund ta rritë rrezikun e gurëve në veshka./ S.M

Të fundit

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para...

Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet...

Forbes: Vizioni i guximshëm arkitektonik që riformaton kryeqytetin e Shqipërisë

Një grup arkitektësh ndërkombëtarë, të përzgjedhur personalisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama, po e riimagjinojnë rrënjësisht Tiranën si një kryeqytet ballkanik të guximshëm, me vizion...

Rutte kritika SHBA-ve: Nuk janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s

Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, tha të martën Mark Rutte, shefi i aleancës ushtarake, duke...

Herët a vonë duhej të ndodhte/ Reklamat mbërrijnë edhe në Whatsapp

A do të bëhet WhatsApp pata e artë e Metës?  Pas vitesh rezistence, reklamat do të vijnë edhe këtu. Chati i Metës - i vetmi...

Lajme të tjera

Web TV