Moti bën kthesën e papritur javën tjetër, bëhuni gati për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mot me shi dhe temperatura më të ulëta! Ky ishte parashikimi i motit nga sinoptikani i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Elvi Jahaj.

Sipas tij fundjava do jetë me kushte atmosferike të qëndrueshme, ku temperaturat do shkojnë deri në 29 gradë, ndërsa nga e hëna fillon shiu dhe temperaturat do ulen deri në 3-4 gradë.

“Sa i përket fundjavës që kemi përpara vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat në mëngjes në këtë fundjavë do të mbeten përsëri të freskëta me vlera 9-15 gradë, ndërsa në mesditë ato do të mbeten relativisht të larta me vlera 26-29 gradë celsius. Duke filluar nga java e ardhshme, nga dita e hënë, e martë dhe më tutje mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurtra kthjellimesh. Vranësirat kryesisht për ditën e hënë dhe ditën e martë, do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Por hera herës dhe kryesisht për ditën e martë, vranësirat dhe reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe hera herës dhe të larta. Sa i përket temperaturave për javën që presim, në vlerat minimale pritet të mbeten në të njëjtat vlera pra 9-16 gradë celsius, ndërsa në mesditë pritet një rënie e tyre deri në 3-4 gradë”, shprehet sinoptikani Elvi Jahaj. /   S.M

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV