Ekspertët paralajmërojnë se po e zvogëlojmë jetëgjatësinë e qumështit duke e mbajtur atë në derën e frigoriferit dhe në vend të kësaj ai i duhet të vendoset më brenda ku temperatura është më e ftohtë, shkruan Daily Mail.
Konfuzioni rreth vendit ku duhet të ruhet qumështi ka qenë i përhapur në Twitter këtë javë pasi fermeri Ceri Cryer u kërkoi shikuesve të BBC Breakfast të mos e mbanin në derën e frigoriferit.
“Duhet ta vendosni në pjesën kryesore të frigoriferit në pjesën e pasme dhe jo në pjesën e përparme të frigoriferit, në derën e frigoriferit, që është pjesa më e ‘ngrohtë’ e frigoriferit”, tha Ceri Crye.
Por disa shikues ishin skeptikë, duke theksuar se shishet e qumështit janë shpesh shumë të mëdha për t’u ruajtur në një raft frigoriferi dhe ka të ngjarë të rrjedhin.
Që atëherë, shkencëtarët kanë mbështetur pikëpamjen e Cryer, duke shtuar se djathi, kosi dhe produktet e tjera të qumështit gjithashtu duhet të mbahen më thellë brenda frigoriferit./I.S