Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, duke marrë shkas nga zhvillimet politike në vend, por edhe lëvizjet te opozita, nuk i ka kursyer ironitë.
Pa përmendur emra, por duke përdorur fraza me nënkuptime dhe kode për situatën në PD, Gjekmarkaj flet për një ‘mbret që po vdes’ dhe një ‘eunuk që nuk bëhet dot mbret’.
“”Mbreti po vdes” po një ditë vdekja vjen për të gjithë po varet se “si ja kthejmë asaj buzëqeshjen”. Edhe kur Mbreti vdes eunuku mbetet eunuk dhe nuk dimë asnjë rast që ai Mbret të behet.”, shkruan Gjekmarkaj./e.t