Një zyrtar i policisë në Dragash është ndaluar dhe dy të tjerë janë pezulluar nga detyra nga autoritetet e Kosovës. Sipas policisë policët janë përfshirë në një sherr.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, është informuar se në ambiente të stacionit policor në Dragash, deri sa policia e kishte sjellë një të dyshuar, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona.
IPK bënë të ditur se së bashku me qytetarët që kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor.
Ju njoftojmë se IPK menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është njoftuar Prokurori Kujdestar (P.TH Prizren) dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit janë ndaluar katër të dyshuar (një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil)”, thuhet në njoftim./e.t