“Mesazhet e rëndësishme”, WhatsApp sjell risinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opsioni i ri do ta bëjë të lehtë gjetjen e mesazheve të caktuara, pasi mesazhet pin do të shfaqen në krye të bisedave. Përdoruesit mund të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

SHBA- “WhatsApp” ka prezantuar një përditësim të ri përmes programit testues beta, duke i lejuar përdoruesit të bëjnë “pin” mesazhe në biseda dhe grupe. Opsioni i ri do ta bëjë të lehtë gjetjen e mesazheve të caktuara, pasi mesazhet pin do të shfaqen në krye të bisedave, njoftoi WABeta info.

Mundësia për të bërë pin mesazhet do të jetë e disponueshme si për bisedat individuale, ashtu edhe për ato në grup. Mund të aksesohet thjesht duke zgjedhur mesazhin e dëshiruar dhe shfaqet një opsion që i kërkon përdoruesit kohëzgjatjen për të cilën mesazhi duhet të bëhet pin. Përdoruesit mund të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

Veçoria do të jetë veçanërisht e dobishme në bisedat në grup, ku mund të përdoret për të bërë njoftime duke i lejuar anëtarët të kenë akses lehtësisht në përditësime dhe mesazhe të rëndësishme që janë të vendosura pin./I.S

Të fundit

Mos lejoni që për protestat në Gaza të mbyten ato që thonë studentët

Nga Nesrine Malik   Në një ditë të nxehtë të javës së kaluar, trotuaret jashtë Universitetit të Kolumbias po ngriheshin. Rreth...

“Qyteti perfekt nuk ekziston”/ Veliaj: Tirana në ditët më të mira. Nuk kam asnjë pishman

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira. Në një intervistë me gazetarin Sokol Balla për ‘Real Story’, nga...

Betimi i Belerit Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese pse nuk e lejoi

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur arsyetimin e vendimit që nuk lejoi Alfred Belerin të marrë leje të posaçme nga burgu, me qëllim betimin si kryebashkiak...

Lista të hapura, Basha harron premtimin

Lulzim Basha u zotua se deri në muajin mars do të kishte gati listën emërore për deputetët që do të garojnë në zgjedhjet e...

Veliaj: Në SPAK shkova vet

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka theksuar edhe një herë se ka kërkuar vetë të shkojë në SPAK për të folur mbi...

Lajme të tjera

Web TV