Përleshjet në Kuvend/Çani ironizon ‘grupin Berishist’: Opozita nuk mbledh dot popullin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Arian Çani tha në një intervistë televizive se arsyeja pse opozita bën aksion në Parlament është se nuk mbledh dot popullin në protesta.

Sipas tij, opozita duhet të radikalizojë veprimet e veta në Parlament deri në dhunë fizike për të arritur atë që kërkon.

“Fakti që nuk e bëjnë, ose kanë frikë ose nuk u ka vajtur thika në palcë. Unë mendoj se liria fitohet me luftë jo me fjalë, janë ende larg reagimit të dikujt që është në cep.

Kjo që po bëjnë nuk është ide e keqe se e shqetëson mazhorancën, por ndoshta mos fsheh kjo një dobësi, për shkak se nuk arrijnë të mbledhin popullin opozitar në rrugë janë duke e bërë vetë detyrën.

Mendoj se nuk po iu ecën mbështetja e popullit”, tha Çani./   S.M

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV