Shkrimtarja e “New York Times” jep dorëheqjen, shkak mbështetja ndaj Palestinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtarja e revistës New York Times, Jazmine Hughes, u detyrua të japë dorëheqjen me arsyetimin se “ka shkelur politikat editoriale” pasi nënshkroi një deklaratë ku shprehte mbështetjen e saj për Palestinën.

Në raportimin e revistës New York Times thuhet se Hughes, e cila shkruante në edicionin e së dielës të gazetës, “dha dorëheqjen pasi shkeli politikat editoriale duke nënshkruar një deklaratë në mbështetje të palestinezëve dhe duke protestuar ndaj rrethimit të Izraelit në Gaza”.

Duke thënë se nënshkrimi i një deklarate publike nga Hughes shkel politikën editoriale, redaktori i revistës, Jake Silverstein, është shprehur: “Ne folëm me të mbi atë se si dëshira për të marrë anë dhe për të marrë pjesë në protesta publike është e papajtueshme me të qenit gazetar në New York Times dhe që të dy erdhëm në përfundimin që ajo duhej të jepte dorëheqjen”.

Ndryshe, Hughes ka nënshkruar një deklaratë që dënon “sulmet shfarosëse të Izraelit kundër palestinezëve dhe vdekjen e gazetarëve në rajon”, të përgatitur nga grupi Shkrimtarët Kundër Luftës në Gaza (Writers Against the War on Gaza).

Hughes ka refuzuar të komentojë mbi këtë zhvillim. Jamie Lauren Keiles, një nga nënshkruesit e deklaratës në fjalë dhe shkrimtar kontribuues në revistë, më 3 nëntor po ashtu njoftoi se po largohej nga revista për “arsye personale”./I.S

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV