Dua Lipa shfaqet e veshur me stilin që rrëmben vëmendjen në New York

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa dukej mahnitëse me një pallto të zezë me lesh artificial në New York City të martën dhe tërhoqi vëmendjen me veshjen poshtë, prej dantelle.

Këngëtarja, 28 vjeçe, e përballoi motin e ftohtë me pallton e gjatë deri në dysheme, e cila nuk kishte kopsa, teksa po shkonte drejt makinës së saj. Dua kishte veshur çizme të zeza, pak poshtë gjurit dhe mbante çantën në dorë, po ashtu të zezë.

Ylli me origjinë shqiptare u largua nga Hoteli Greenwich ku po qëndronte gjatë udhëtimit të saj në Big Apple.

Dua ishte së fundmi në Narita të Japonisë për të promovuar këngën e saj të re Houdini, e cila doli në nëntor, nga albumi i tretë i ardhshëm i Duas, DL3.

Këtë vit, kënga u fut në aktrim për herë të parë, duke u shfaqur shumë shkurt në filmin komedi të Greta Gerwig-it, Barbie. Vitin e ardhshëm, Dua do të shihet në Argylle, një film komedi aksion spiun, ku do të luajnë edhe John Cena dhe Henry Cavill.  Dua ishte në Narita, ashtu si edhe Timothée Chalamet, i cili po promovonte filmin e tij të ri Wonka, një xhirim i Charlie And The Chocolate Factory. Filmi do të dalë më 8 dhjetor,  por kasti dhe personazhe të tjerë të famshëm shijuan premierën e tij të martën.

Daily Maila ka shkruar edhe për postimet e Duas, ditën e djeshme për Pavarësinë e Shqipërisë.

Të martën, Dua postoi në Instagram për të festuar pavarësinë e Shqipërisë nga sundimi osman.  Ajo ka postuar foto në historinë e saj në Instagram duke mbajtur dhe mbështjellë me flamurin kuq e zi të Shqipërisë. Dua nuk ka lindur në Shqipëri, por prindërit e saj janë shqiptarë të Kosovës. Këngëtarja mori nënshtetësinë shqiptare në vitin 2022 për promovimin e vendit përmes muzikës dhe famës së saj mbarëbotërore, shkruam media britanike./O.S

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV