Rama inspekton projektet transformuese në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zona historike 300-vjeçare e Zdrales do të rigjenerohet

E ka bërë në çdo qytet që drejtohet nga majtët në këto 10 vite dhe tani që edhe Shkodra ka një kryebashkiak socialist Edi Rama nuk ia ka mohuar vetes mundësinë për t’i dhënë këtij qyteti nga shijet të tij urbanistike dhe estetike.

Kryeministri ka parë nga afër çdo projekt që ka nisur në terren nga kryebashkiaku Beci që nga asfaltimi i disa rrugëve deri tek transformimi i fasadave.

Por dhe për projektet që janë në letër si ai për transformimin e zonës historike 300-vjeçare të Zdrales, Rama jo vetëm ka dhënë miratimin, por dhe sugjerimet e tij.

Vetëm për 5 muajt e fundit të këtij viti, që përkon me fillimin e mandatit të Benet Becit në Bashkinë e Shkodrës qeveria ka dhënë rreth 20 milionë Euro fonde për financimin e disa projekteve të mëdha për qytetin më të madh verior./O.S

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV