Nga cilësia e gjumit, tek aktiviteti fizik, ja çelësi sekret për një zemë të shëndetëshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shëndeti i mirë i zemrës është një objektiv parësor që duhet ta ketë çdo njeri. Ai nuk ka plotësisht një origjinë gjenetike dhe është në varësi edhe të stilit të jetesës.

Rrjedhimisht, njeriu mund të marrë disa masa, sado të vogla, për të bërë një ndryshim rrënjësor në shëndetin e zemrës.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës pëson një ulje shumë të madhe kur njeriu heq dorë nga jeta pasive dhe angazhohet në aktivitet fizik për të paktën një orë në javë.

Ekspertët thonë se sa më aktiv të  jetë njeriu, aq më shëndetplotë është ai.

Megjithatë, sipas studimeve, një orë aktivitet i plotë fizik gjatë javës bën një ndryshim të rëndësishëm.

Studimet e fundit rekomandojnë ndjekjen e planit 5-10-8 që synon të minimizojë rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe të garantojë një shëndet të mirë dhe afatgjatë të saj.

Gjeni më poshtë të shpjeguar në artikull formulën e jetëgjatësisë.

5 racione fruta dhe perime

Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës.

Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve.

Bëni një përpjekje të vërtetë dhe qëndrojini parimit të pesë racioneve fruta dhe perime në ditë.

Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

10 minuta aktivitet fizik

Këshillohet të kryeni çdo ditë të paktën 10 minuta aktivitet intensiv fizik në ditë.

Rekomandimet thonë që njeriu duhet të lëvizë minimalisht për 30 minuta në ditë, por 10 minuta munden të bëjnë ndryshim.

Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind.

Lexo edhe :  Pulsimi i veshëve, përse ndodh dhe si ta largoni

Ngjisni shkallët, ecni, lëvizni në të mirë të zemrës.

8 orë gjumë

Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën.

Garantimi i saj mund të jetë proces sfidues për ju, megjithatë është shumë e rëndësishme.

Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime.

Këto hapa mund të provohen fillimisht gjatë harkut kohor të dy javëve përpara se të bëni ndryshime madhore në stilin tuaj të jetesës./   S.M

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV