Sa të mësohen me zërin e Argitës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dritan Hila

Një nga problemet që ka Berisha me ndjekësit është si do të implementojë Argitën në krye të Foltores. Nuk është si rasti i Bashës ku mund të luante pa dorashka nën tezën se ky ishte kostumi perëndimor që do të çonte PD drejt fitores.

Imponimi i Argitës është një traumë për shumëkënd që e shikon politikën si synim që të zërë një ditë kreun. Vendosja e Argitës ua limiton ambiciet deri tek nënkryetari i Foltores. Dhe kjo natyrisht që eliminon ata që kanë edhe tru edhe ambicie, sikurse zhvlerëson tezën e gjithë atyre që teorizonin se me Berishën do hiqnin Lulin, pastaj edhe vetë Berishën. Por ky i fundit është efekt kolateral. Do të mësohen edhe me Argitën.

Dhe arresti shtëpiak i vjen si një dhuratë Krishtlindjesh Berishës. Regjimi i arrestit nuk do t’i mundësojë komunikimin me ndjekësit. Kështu që do të jetë Argita ajo që do transmetojë urdhrat e babait. Kjo do iu mundësojë ndjekësve edhe të mësohen me zërin e Argitës edhe t’i binden komandave të saj dhe me kalimin e muajve ta shikojnë të natyrshme komandimin prej saj. Pavlovi ka dhënë shembuj të qartë për këtë.

Sa do jetë produktive për një opozitë reale nepotizmi partiak, kjo pak rëndësi ka. Mosha nuk i lejon Berishës eksperimente për një Kandidat Mançurian. Atij i intereson trashëgimia biologjike në politikë si mburojë për familjen dhe katapultimi i Argitës ia mundëson. Për më vonë ai ka shpresën se njerëzit e tij të lidhur nga origjina apo interesat, do ia mundësojnë gjithmonë një dorë votash sa për të qenë në kuvend apo një dorë parash si taksë. Ndjekës do të ketë gjithmonë, se ka ende ndjekës Zogu dhe Hoxha, pasi historia ka treguar që nëna e idiotëve është gjithmonë shtatzënë në këto troje./e.t

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV