Karrierat politike që ka djegur Berisha tek pasuesit e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Procesi politik sapo ka nisur në hapësirën e opozitës shqiptare. Një proces, që do të varet nga shumë faktorë e aktorë në suksesin e tij sin ë zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo më pas.

Proces i cili është në vija të trasha i paparashikueshëm, pasi do të varet si nga tempi i çështjeve gjyqësore ndaj Sali Berishës, edhe nga ato në drejtim të mazhorancës, por akoma më shumë nga lëvizjet politike që do të vijnë në gjirin e asaj që vetëm hipotetikisht apo teorikisht quhet “e djathta shqiptare”.

Megjithatë, një gjë mund të parashikohet më qartë. Delfinët politikë të doktorit, nuk kanë asnjë të ardhme politike në konfigurimin e opozitës që do të ngrihet nga gërmadhat politike të këtij komuniteti që ka ardhur në rrënoja që nga viti 2021.

Së pari është një process dialektik. Asnjë delfin i Ramiz Alisë nuk ka arritur të bëjë karrierë në gërmathat e PPSH-së në vitin 1991. Siç tregon në një shkrim të tijin, shkencëtari e politikani i njohur Ethem Ruka, ai e ka refuzuar menjëherë një ftesë për të lexuar raportin politik të Alisë në kongresin e famshëm të 12 qershorit 1991.

Një akt që ndoshta mund t’i kishte dhënë profesor Rukës spektrin e liderit të socialistëve shqiptarë. Siç e zbulon vetë profesor Ruka, ftesa e Alisë për kimistin e doktoruar në Paris, vinte nga një konsideratë humane e shkencore prej gruas së tij, e jo nga qarqe politike. Por zoti Ethem Ruka nuk e ka ditur atëherë këtë fakt. Thjesht ndoshta, edhe nga mënyra apo ambasadori i gabuar, apo edhe atmosfera e ngarkuar e kohës, e ka refuzuar menjëherë. Pasi ka menduar se po shërben si delfin i liderit të fundëm të regjimit komunist në vend.

Të qenit delfin është një mundësi e artë për shumë kënd që nis një karrierë politike. Mbretërit ishin ata që caktonin pasardhësit e tyre, apo njerëzit që do të drejtonin vendin pas tyre. Kështu ka ndodhur edhe më vonë, edhe pas rrëzimit të regjimeve komuniste.

Lexo edhe :  Pse Edi Rama e ka hak 'drurin' nga Rai 3

Ion Iliesku që pushkatoi Çausheskun, nuk ishte gjë tjetër veçse një drejtues i Partisë Komuniste Rumune. Por që mori ndajshtimin “I reformuar”, pra nuk ishte një delfin.

Edhe pse Fatos Nano u emërua nga Ramiz Alia në krye të qeverisë në vitin 1991, Nano nuk e konsideroi veten një delfin të mentorit të tij. Madje menjëherë sapo u zgjodh kryetar i PPSH-së ndërpreu çdo kontakt me të, dhe kur Berisha e arrestoi ish-Presidentin, Partia Socialiste nuk bëri asgjë për ta kundërshtuar burgosjen, edhe pse Alia ishte realisht babai politik i PSSH-së.

Sado që raportet humane ngërthehen, e në një vend të vogël si i yni krijojnë edhe inate, raporte e relacione të ndera, fakt është se kemi të bëjmë me një dialektikë politike që është aksiomë.

Një delfin, nuk shkëlqen dot pas një gërmadhe politike. Në historinë shqiptare, asnjëri prej pasardhësve apo të preferuarve të udhëheqësve jetëgjatë nuk ka pasur një fat të mbarë. i biri i Mbretit Zog, edhe pse ka pasur gjithonë influencë e mbështetës në vend, madje pati edhe mundësinë për të kaluar në një referendum për formën e regjimit, nuk arriti kurrë të bëhet një lojtar politik kyç.

Ramiz Alia si pasuesi i Enver Hoxhës pati shansin të ndryshonte regjimin, e u rrëzua bashkë me të. Fatos Nano nuk la pasardhës, përkundrazi u përplas me njeriun që i mori fronin; Edi Ramën. Kjo solli realisht një zhvillim pozitiv në politikën e së majtës shqiptare.

Edhe në këtë rast, kushdo që ka mbështetur Sali Berishën në dy vjeçarin e fundit, nuk ka më hapësirë politike për të dalë para mbështetësve të tyre. Të cilët e kanë dhënë mesazhin e tyre më 14 maj në lidhje me projektin terminal të doktorit.

E po e tregojnë përditë në mbështetjen që foltorja po i kërkon militantëve të PD-së. Realisht, karrierat politike të mbështetësve politikë të doktorit, janë djegur që në 19 maj 2021./   S.M

Të fundit

A do të ketë reshje/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira u pasuar nga reshje lokale. Era do të fryjë me...

Ushqimet që mund t’i hani sa të doni sepse nuk ndikojnë në peshë

Ndonjëherë, humbja e peshës duket si një udhëtim i pafund. Nga numërimi i kalorive deri te vëmendja ndaj madhësisë së porcioneve, gjetja e recetave...

Pak para protestës, policia ‘blindon’ Bashkinë e Tiranës

Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet, në lidhje me protestën, që pritet të mbahet përpara Bashkisë së Tiranës. Policia ka “blinduar” bashkinë e kryeqytetit, përpara...

AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor të rrallë

“AstraZeneca” ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë. Kjo ka ardhur pas disa...

The Economist: Qeveria e Italisë po përpiqet të ndikojë televizionin shtetëror Rai

Mbështetësit e Giorgia Melonit, akuzojnë televizionin shtetëror Rai, për paragjykim të krahut të majtë. Antonio Scurati, është një nga autorët kryesorë të Italisë. Romani...

Lajme të tjera

Web TV