Pse njerëzit u besojnë teorive konspirative?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej frikës se vaksinat përmbajnë pajisje të vogla elektronike (mikroqarqe elektrike), deri tek manipulimi i zgjedhjeve, teoritë e konspirative po shfaqen kudo.

Megjithatë sondazhet ndër dekada kanë treguar se besimi në teoritë e konspiracionit nuk është diçka e re, por një fenomen mjaft i zakonshëm. Psikologët thonë se teoritë e konspiracionit mbijetojnë sepse njerëzit kanë një nevojë bazike për të shpjeguar botën përreth tyre.

Kur diçka sfidon aftësinë e tyre për të kuptuar, ata ndonjëherë plotësojnë boshllëqet me atë çka supozojnë se do të ishte përgjigja më e mirë mbi rastin. Ose në kohë pasigurie, ata dëgjojnë dhe janë në kërkim të atyre zërave që pretendojnë se dinë diçka rreth asaj që po ndodh, e kjo duket sikur u ofron njëfarë qetësie.

Kjo gjë vlen dhe në rastin e vaksinave dhe teorive të konspiracionit të përhapura rreth tyre. Ata fituan shumë tërheqje në një kohë veçanërisht të pasigurt dhe të frikshme, gjatë bllokimeve për shkak të pandemisë së COVID-19.

Këto teori mund t’i bëjnë ata që i besojnë ato, të ndihen sikur kanë informacion të brendshëm rreth asaj që po ndodh realisht, edhe nëse kjo gjë nuk mbështetet në fakte. Interneti e ka bërë shumë më të lehtë gjetjen dhe përhapjen e këtyre gënjeshtrave. Shumë faqe online dhe njerëz të njohur kanë përqafuar teoritë e konspiracionit me synimin për të tërhequr audiencë.

Dhe në kushtet kur në internet ka shumë informacion është e vështirë të dish se çfarë dhe kujt t’i besosh./O.S

Të fundit

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku janë butonat Like dhe Share...

Siguria detare, 34 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar, nga Ksamili në Koman, 34 mjete lundruese, prej të cilave...

Lajme të tjera

Web TV