U kapën me gjysmë toni drogë në një fabrikë kafeje, arrestohen dy shqiptarë në Zvicër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë zvicerane, pasi janë kapur me drogë. Arrestimi ndodhi në Romont të Zvicrës. Ata janë në paraburgim në lidhje me zbulimin e gjysmë ton drogë në fabrikën Nespresso, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27ch.

Zyra e Prokurorit Publik të Bazelit ka identifikuar dy të dyshuar në lidhje me sekuestrimin e jashtëzakonshëm të kokainës në fabrikën Nespresso në Romont në vitin 2022. Bëhet fjalë për dy shqiptarë të vendosur në veri të Italisë. Dy shqiptarët dhe një person tjetër, kanë tentuar më kot të marrin drogën para se të binin në prangat e policisë. Njëri prej tyre është ekstraduar nga Italia në Zvicër.

Kujtojmë këtë zbulim të pazakontë: 500 kg pluhur të bardhë, të fshehur në një enë me kafe që mbërriti nga Brazili nëpërmjet Antwerpen. Katër muaj më vonë, në shtator 2022, Zyra e Prokurorit Publik të Friburgut njoftoi se po pezullonte hetimin për shkak të mungesës së rezultateve. Hetuesit nuk kanë mundur të identifikojnë personat e përfshirë në këtë trafik droge./O.S

Të fundit

Sipas stinës, këto janë lista e ushqimeve që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve...

Cili nga qytetet e Shqipërisë do të ketë rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040-n

Deri në vitin 2040, Durrësi do të jetë qyteti me rritjen më të madhe të valës së të nxehtit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Është...

Operacionet e Policisë, reagon Balla: Po gjurmohen personat me precedentë kriminalë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me operacionet e fundit të policisë së shtetit, ku janë arrestuar...

Sikur edhe Metën ta zënë në një kat të tetë!

Nga Frrok Çupi Në një kat të ulët nuk ka asnjë shans që të zihet Ilir Meta. Vetë la për të nënkuptuar se vilën e...

Shëndeti riprodhues/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar  pasi të ketë kaluar 18 vjeçe  dhe deri në moshën 53 vjeçe. Qeveria ka hedhur...

Lajme të tjera

Web TV