Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, ja çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë për emigrantët, të enjten, pritet votimi dhe ratifikimi i saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Në agjendën e Kuvendit, protokolli për emigrantët me Italinë është  futur në rend dite dhe pritet të kalojë në seancën plenare.

Partia Socialiste i ka votat e mjaftueshme për të votuar protokolli. Seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 10:00 të paradites.

Po çfarë përmban në thelb marrëveshja Shqipëri-Itali?

Shqipëria nuk do të paguajmë para për strehimin e përkohshëm të emigrantëve dhe Italia do të largojë secilin prej tyre menjëherë pasi të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil.

Kjo është garancia që jep qeveria shqiptare për marrëveshjen Rama-Meloni, përmes disa detajeve të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim. Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj strukturat për qëndrimin e emigrantëve.

Kufiri maksimal i personave që mund të qëndrojnë të strehuar në të njëjtën kohë është jo më shumë se 3 mijë persona.

Italia përballon çdo shpenzim për emigrantët e strehuar përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër të paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare. Afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se sa koha e nevojshme për procedurat e azilit/mbrojtjes.

Marrëveshja për emigrantët u finalizua më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni./e.t

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV