E rëndë në Durrës/ 19-vjeçarja vret me armë babanë: Më detyronte të fejohem!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 19-vjeçare ka vrarë me armë zjarri babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen e lopës.

E reja ka deklaruar në polici se i ati e ka detyruar që të fejohet pa dëshirën e saj.

Vrasja ka ndodhur më datë 13 shkurt, dhe 50-vjeçari Pëllumb Meta ka qenë i varrosur për 10 ditë në oborrin e banesës. Ka qenë një denoncim i djalit se ka humbur kontaktet me babanë që u zbulua ngjarja e rëndë.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Hygerta Meta. Trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

“Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja Hygerta Meta, 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.  Shtetasja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur”, njofton policia.

Të fundit

Nga cili grup gjaku tërhiqen më shumë mushkonjat

Vera është e mrekullueshme. Dita zgjat më shumë, netët janë të nxehta, ne shkojmë në kamping, kemi një piknik...

Çfarë ndodh ndaj banesave/ Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore

Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë...

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Dua Lipa në listën e njerëzve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 40 vjeç

Këngëtarja me origjinë shqipare Dua Lipa është renditur si një ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 40-vjeç. Në të njëjtën...

Cameron do vizitojë Shqipërinë, zbardhet programi për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vijë së shpejti në Shqipëri për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara...

Lajme të tjera

Web TV