Çfarë ndikimi ka aroma e familjarëve te njerëzit me depresion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aromë e njohur mund t’i ndihmojë personat me depresion që të kujtojnë më lehtë momente nga e kaluara sesa shenjat verbale. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i fundit i publikuar në JAMA Network Open.

Për njerëzit me çrregullim depresiv (MDD), një erë e njohur mund t’i ndihmojë ata që të risjellin në kujtesë çaste autobiografike dhe potenciale që ndihmojnë me trajtimin e shëndetit mendor, kjo sipas një grupi studiuesish nga Pittsburgh School of Medicine.

“Çështja kryesore e këtij studimi është se individët me depresion kanë kujtime specifike dhe kujtime pozitive, por ata thjesht kanë vështirësi në qasjen ndaj tyre,” thotë Kymberly Young, një profesor i psikiatrisë.

“Duke përdorur aromat, ne mund t’i ndihmojmë ata të kenë akses në këto kujtime,” shtojnë studiuesit.

Të jesh në gjendje të qasesh në kujtime specifike është e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve dhe rregullimin e emocioneve. Nëse mund t’i ndihmojmë individët me depresion të kenë akses në kujtime specifike, ata duhet të jenë në gjendje t’i përdorin ato kur është e nevojshme dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Në studim, ekipi i studiuesve vëzhgoi 32 individë mes moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilët kishin një diagnozë depresioni. Pjesëmarrësve iu dhanë 12 mostra aromash në kavanoza qelqi. Më pas atyre iu kërkua të kujtonin një diçka specifike për secilën duke i përshkruar me 12 fjalë të ndryshme. Kujtimet e shkaktuara nga aromat ishin më specifike se ato nga shenjat verbale, zbuluan studiuesit.

Pjesëmarrësit ishin më të prirur që të risillnin në mendje kujtime pozitive dhe më pak ato negative dhe kjo u dha atyre emocione më të forta, pavarësisht probleme të depresionit.

Lexo edhe :  Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Duket se disa lloje kujtimesh ka të ngjarë të jenë më të dobishme në zbutjen e depresionit, se çdo seancë terapie, kure apo qasjeje përmirësimi ndaj kësaj sëmundjeje./E.Ç

Të fundit

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja iku dje në Itali

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër. Burime bëjnë me dije...

Zbardhet një skemë tjetër pensionesh, ja kush do paguhet më shumë

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Jul Deda shpallet finalisti i dytë i “BBVA 3”

Julian Deda është finalisti i dytë i formatit “Big Brother VIP Albania 3”. Ai i bashkohet kështu Romeos, në natën e madhe finale, e...

Lajme të tjera

Web TV