Akuzohet për tjetërsim prone, zbardhet dëshmia e plotë e kryebashkiakut të Himarës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmia e kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i cili u arrestua nën akuzën për tjetërsim prone. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Goro deklaron se ka vepruar për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes palëve.

Ai shprehet se ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shtetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit.

“I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Jorgo Goro shpjegon ndër të tjera se: ..në lidhje me kërkesën me nr. 19555 datë 07.09.2016, nga zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtës dhe Menaxhimit të Tokës ka kryer veprimet e saj për të cilat ai nuk është në dijeni, por thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Z. V. R.PP. Vlorë, pas përpilimit nga drejtoria përkatëse.

Pra e gjitha procedura e ndjekur për rastin në fjalë është trajtuar nga drejtoria përkatëse e cila ka kryer verifikimet përkatëse, dhe nga Bashkia Himarë është kthyer përgjigje me shkresë nr.2751/1 datë 13.09.2016./   S.M

Të fundit

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij...

Mëngjese si ky, Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri

Diola Dosti është zgjuar ditën e sotme me një surprizë tepër romantike nga partneri i saj Erolld Belegu. Bizesmeni i ka dhuruar një buqetë me...

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Lajme të tjera

Web TV