Çfarë është qumështi i bletës, si ta përdorim dhe cilat janë përfitimet shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Peltja mbretërore ose i njohur ndryshe si qumështi i bletës është një mrekulli për shëndetin nëse konsumohet. Ky produkt është një masë xhelatinoze e prodhuar nga bletët si ushqim për larvat që do të bëhen mbretëreshat e tyre.

Bleta që ushqehet me këtë substancë gjatë gjithë jetës së saj është më e madhe, jeton më gjatë dhe është e vetmja pjellore në “familje” për të krijuar një koloni të re”, shpjegon Dr. Sara Piazza, dietologe.

Përfitimet e qumështit të bletës

Ky eliksir natyral që vjen në formën e një pelte gjysmë të lëngshme me shije të thartë, është shumë i dobishëm për fëmijët, të moshuarit, gjatë një periudhe stresi psikofizik, apo në rastet e ndryshimeve të humorit për shkak të ndryshimeve sezonale.

“Pelta mbretërore mund të jetë gjithashtu e dobishme për ata që e praktikojnë aktivitet fizik, për rikuperimin e muskujve pas stërvitjes, por përdoret gjithashtu edhe për të përmirësuar funksionet njohëse si vëmendja dhe përqendrimi” këshillon Dr. Piazza.

Veçanërisht ai është një burim i çmuar i vitaminave B, kryesisht B1, B2, B3, B5, B6 dhe B9 që janë thelbësore për të siguruar energjinë e nevojshme. Gjithashtu ai përmban vitamina A, C, D dhe E të cilat shërbejnë për të pasur një lëkurë të shëndetshme, sy dhe imunitet të fortë./E.Ç

Të fundit

“CN Traveller”/ Tirana e Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Pushimet në qytet mund të jenë një nga mënyrat më efektive për t’u njohur me kulturën e një vendi,...

Vargjet e poetes Arsinoi Zengo Kallco të përkthyera në gjuhën angleze nga Raimonda Moisiu

Poetesha lirike korcare Arsinoi Zengo Kallco ka lindur në Dardhë të Korçës, pas mbarimit të arësimit të hershëm, Arsinoi dhe familja e saj, emigrojnë në vendin...

15 Maj 1648/ Nisin bisedimet që çojnë në nëshkrimin e Paqës së Vestfalisë

Gjatë Mesjetës institucionet më të fuqishme në Evropë ishin Kisha Katolike e Romës dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Perandoria përbëhej nga qindra shtete të...

Inteligjenca Artificiale: Transformimi i Bankave me Inovacione të zgjuara

Inteligjenca artificiale në banka shkon përtej automatizimit të thjeshtë; ajo përfshin teknologji të avancuara që imitojnë proceset e mendimit njerëzor për të përmirësuar një...

Reforma e skemës së re të pensioneve – sfidat, perspektiva

Eriola Hoxha Qeveria shqiptare, së bashku me Bankën Botërore dhe grupe të interesit të ndryshëm, aktualisht janë të angazhuar në bisedime lidhur me ndryshimet e...

Lajme të tjera

Web TV