“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën.

Ilnisa ishte duke larë enët, ndërsa Egla erdhi për të përgatitur një çaj. Prezent ishte dhe Meritoni i cili e ngacmon dhe e pyet nëse e do.

Ai i kërkon ta puthë dhe Egla nuk ngurron, i afrohet dhe e puth në faqe. Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës, pasi kur Egla u afrua tek lavamani për të mbushur ujë, Ilnisa e largoi duke i thënë, “mbush ujë kur të mbaroj unë”.

Kaq ka mjaftuar që Egla të këmbëngulte dhe të zihej me Ilnisën. Egla tentoi shumë herë të mbushte ujë pavarësisht kundërshtimit të Ilnisës. Meritoni i fut mes të dyjave që të shmangte një sherr apo konfrontim fizik. Egla e akuzon Ilnisën se gjatë tentativës për të mbushur ujë, e ka pickuar.

Ilnisa: Kur të mbaroj unë, të më zhduket.

Egla: Kam nevojë për ujin. Kjo është edhe shtëpia ime, unë jetoj këtu.

Ilnisa: Kur të mbaroj unë, unë po laj enët.

Egla: Ej mos më prek mua o budallaqe, mos më picko mua oo! Lëviz andej. Ik moj budallaqe. (Ndërkohë që Meritoni përpiqet t’i ndajë dhe të ulë tensionet).

Ilnisa: Mos më hidh mua ujë fytyrë, more vesh. O njeri i degjeneruar. Grua ordinere.

Egla: Histerike ty nuk të qetëson asnjë gjë.

Meritoni: Je shumë e keqe, mos e provoko Ilnisën.

Ilnisa nuk duron dot Eglën që e spërkat me ujë dhe i heq çajin nga priza dhe ia derdh./kb

Të fundit

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja iku dje në Itali

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër. Burime bëjnë me dije...

Zbardhet një skemë tjetër pensionesh, ja kush do paguhet më shumë

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Lajme të tjera

Web TV