Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra pa gjumë, zgjime të shpeshta për në tualet, kollë e vazhdueshme, pra gjumi kthehet në një makth më vete. Duket se mënyra se si flemë është tregues i shëndetit të mirë ose jo. Sipas të dhënave të Google, termi i kërkimit gjumi dhe lidhja me shëndetin ka njohur një trend rritës me 8,900% kërkime në tre muajt e fundit. Por, cilat janë problemet shëndetësore që në fakt tregon gjumi i keq dhe jo cilësor!

-Pagjumësia hormonale

Një formë e pagjumësisë është edhe ajo hormonale, që vjen si rezultat i luhatjeve të hormoneve dhe meqenëse hormonet janë të lidhura ngushtë me ciklin tuaj të gjumit, nëse ato ndërpriten, mund të çojë në shqetësime të gjumit. Nëse jeni duke përjetuar pagjumësi të vazhdueshme, mund të keni nivele të ulëta të melatoninës.

-Lodhje e vazhdueshme

Nivelet e ulëta të hormonit progesteron ndërpresin ciklin e gjumit të thellë dhe mund të shkaktojnë pagjumësi, djersitje gjatë natës dhe apnea të gjumit. Kjo për shkak se progesteroni qetëson trurin dhe madje quhet antidepresant natyral i trupit.

-Diabeti

Shumë njerëz që jetojnë me diabet të tipit 2 kanë probleme me gjumin. Kjo ndodh për shkak të niveleve të paqëndrueshme të sheqerit në gjak, të cilat, nëse janë shumë të ulëta, mund të shkaktojnë pagjumësi dhe lodhje dhe nëse janë shumë të larta, çojnë deri në urinim të shpeshtë.

-Tensioni i lartë i gjakut

Studimet kanë treguar se personat me presion të lartë të gjakut shpesh përjetojnë pagjumësi. Presioni i lartë i gjakut ndodh si rezultat i forcës së lartë që përdoret për të pompuar gjakun nëpër vena. Kjo sjell probleme në enët e gjakut dhe mund të shkaktojë dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje dhe madje edhe dhimbje në gjoks.

Lexo edhe :  E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

-Tiroide tepër aktive

Hipertiroidizmi (një tiroide tepër aktive) bën që gjëndra tiroide të mbiprodhojë hormone. Hormonet e prodhuara nga tiroidja ndikojnë në temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe madje edhe peshën. Pabarazitë në hormonet e tiroideve mund të shkaktojnë probleme me gjumin./E.Ç

Të fundit

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja iku dje në Itali

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër. Burime bëjnë me dije...

Zbardhet një skemë tjetër pensionesh, ja kush do paguhet më shumë

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Lajme të tjera

Web TV