Mbi 180 role në teatër e kinematografi, Margarita Xhepa feston sot ditëlindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot feston 90-vjetorin një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa.

Gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën” etj.

U aktivizua fillimisht në Estradën e Shtetit dhe më pas në Teatrin Popullor.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”./e.t

Të fundit

9 Qershor 1923/ Grushti i shtetit në Bullgari, ushtria merr frenat e qeverisë

Më 9 qershor 1923, në Bullgari ndodhi një grusht shteti ushtarak, që rrëzoi nga pushteti qeverinë e kryeministrit Aleksandër...

Gonxhja: Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm

“Në ambientin magjepsës të Teatrit Antik të Butrintit, Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm si pjesë e turneut të tij...

Mesazhi që Guido do donte të na linte!

Nga Xhensil Shkëmbi Sot, teksa përcollëm vëllain tonë në banesën e fundit, fotografin e talentuar dhe shpirtin e ndjeshëm që ishte Guido, sytë më ndalën...

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor. Anketa zbulon...

Horoskopi ditor, 9 Qershor 2025

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta ruani te forte komunikimin dhe...

Lajme të tjera

Web TV