“Shqipëria më e lira në rajon”, rritet kërkesa e të huajve për investime në bregdet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bregdeti shqiptar është mjaft i lakmuar nga të huajt. Kërkesat për të zotëruar një pronë apo dhe për të investuar në Shqipëri janë shtuar vitet e fundit. Kjo gjë ka sjellë shtrenjtim të apartamenteve në të gjithë bregdetin tonë.

“Por nga vjet jemi diku 50-60% rritje në zonat elitare, Palasë, Dhërmi, Jalë dhe Gjiri i Lalzit. Zonat elitare janë dhe projektet e reja si në Durrës apo Vlorë”, thotë Elis Kishta, agjent imobiliar

Përveç shqiptarëve, sipas të dhënave 35% janë blerës të huaj jorezidentë në Shqipëri, kryesisht italianë, maqedonas, turq. Vitet e fundit po preferohen vilat, si dhe apartamentet në rezidenca. Vlera e pronave kalon në qindra mijëra euro, shifër shumë e lartë për një shtetas shqiptar.

“2023 ka qenë vit që është ndjerë prania e të huajve në blerjen e pronave…Ka qenë një variacion çmimesh nga 200 mijë euro deri në 700-800 mijë euro, por në tregun imobiliar ka dhe raste me vlera më të mëdha”, tregon Kishta.

Disa prej tyre janë investitorë, të cilët e shohin Shqipërinë një vend me potencial që krahasuar me vendet e rajonit ofron çmime të përballueshme në prona.

Sipas një kërkimi të kryer në agjencitë e shitjes në vendet si Kroacia, Greqia apo dhe Mali i Zi, një apartament në vijë të parë shitet jo më pak se 250 mijë euro, ndërsa për vilat shifrat arrijnë mbi 1 milion euro.

“Çmimi i pronave në Shqipëri është më i ulëti në rajon, duke marrë parasysh prona të ngjashme në Mal të Zi, Kroaci, Greqi, jemi diku tek 50% më lirë…Një pronë në Budva vlen dyfishi i një prone Dhërmi”, thotë agjenti imobiliar.

Lexo edhe :  Ky është 50-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Shëngjin (Foto)

Kërkesa për blerje ka dhe nga shqiptarët emigrantë si dhe investitorët, të cilët i blejnë këto prona për t’i rishitur në të ardhmen ose për t’i lënë me qira ditore./   S.M

Të fundit

Horoskopi i ditës, 15 Maj 2024

DASHI Periudha e rëndësishme që fillon javën e ardhshme. Megjithatë, ka situata që duhen përballuar me guxim: kjo do të...

Manchester City triumfon pastër ndaj Tottenhamit, titulli vendoset në javën e fundjt

Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë, duke kaluar pengesën e fundit...

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20%...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV