SPAK sekuestron apartamentin e Fatos Tushes në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 199/1, të vitit 2021,(të ndarë nga procedimi penal nr. 199/2020), për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Fatos Tushe, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Lushnjë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 136, datë 29.02.2024, ka vendosur:

1.     Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

2.    Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria Nr. 40/267/4+1-21, Z.K 8602, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 75.3 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë”.

Hetuesit Financiarë dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë marrë masat për ekzekutimin e Urdhërit të Prokurorisë së Posaçme datë  04.03.2024, nxjerrë mbi bazën e vendimit penal të mësipërm të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, personi nën hetim Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, pasuri e cila është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga personi nën hetim.

Lexo edhe :  “O palaço...”/ Meta hipën mbi SPAK, video që po bën xhiron e rrjeti

Nga ana jonë vijojnë veprimet proceduriale për vërtetimin e akuzës në hetim./   S.M

Të fundit

A do të ketë reshje/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira u pasuar nga reshje lokale. Era do të fryjë me...

Ushqimet që mund t’i hani sa të doni sepse nuk ndikojnë në peshë

Ndonjëherë, humbja e peshës duket si një udhëtim i pafund. Nga numërimi i kalorive deri te vëmendja ndaj madhësisë së porcioneve, gjetja e recetave...

Pak para protestës, policia ‘blindon’ Bashkinë e Tiranës

Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet, në lidhje me protestën, që pritet të mbahet përpara Bashkisë së Tiranës. Policia ka “blinduar” bashkinë e kryeqytetit, përpara...

AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor të rrallë

“AstraZeneca” ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë. Kjo ka ardhur pas disa...

The Economist: Qeveria e Italisë po përpiqet të ndikojë televizionin shtetëror Rai

Mbështetësit e Giorgia Melonit, akuzojnë televizionin shtetëror Rai, për paragjykim të krahut të majtë. Antonio Scurati, është një nga autorët kryesorë të Italisë. Romani...

Lajme të tjera

Web TV