Bardhi letër Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë/ PS po mbron Olta Xhaçkën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një letër Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe trupit diplomatik në Tiranë, përmes së cilës i informon mbi çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, për të cilën PS votoi kundër dërgimit për verifikim në Gjykatën Kushtetuese.

Në letrën drejtuar Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputetes Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Bardhi shkruan se mazhoranca ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor. As Kuvendi dhe asnjë institucion publik nuk mund të shpallë sovranitetin përkundrejt vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të rrënonte parimin kushtetutes të balancës dhe kontrollit mes pushteteve, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, sepse do të merrte tiparet e qarta të një puci kushtetutës.

“Ky rast merr përmasat e një mbrojtje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka” – thuhet në shkresën drejtuar ndërkombëtarëve.

Bardhi thotë se PS po dhunon Kushtetutën dhe po mbron politikisht Olta Xhaçkën.

Lexo edhe :  Kursimet, rikthehet rritja në valutë/ BSH: Në mars, rënie e lehtë e depozitave në lekë

“Duke besuar se nuk mbështesni standardin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”, shpreh bindjen time se ky veprim i paprecedent nuk do të përkrahet nga ana juaj, qoftë edhe përmes kalimin të kësaj situate në heshtje” – përfundon letrën e tij kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Të fundit

Përvetësuan para nga shitjet në dyqanin ku punonin, e pësojnë keq dy vajza

Ndaj dy vajzave në Korçë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi dyshohet se në kundërshtim me...

“Gaceta del Turismo”: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike

Nga qershori deri në shtator, turistët spanjollë do të mund të shijojnë një verë idilike mes brigjeve blu dhe Alpeve të mahnitshme shqiptare, shkruan...

“Flakë në Det”/ Kush janë të arrestuarit për trafikun e drogës me urdhër të SPAK (Emrat)

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Nga zbërthimi...

Mbrojtja e mjedisit/ Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve

Me çeljen e negociatave Shqipëria ka marrë dhe angazhime të forta lidhur me mjedisin. Kryeministri Edi Rama deklaron se po përgatitet një ligj që...

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte. Policia njofton se si pasojë e...

Lajme të tjera

Web TV