Ilnisa Agolli tregon se çfarë e bëri të bjerë në dashuri me Meriton Mjekiqin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, në TAR, ish-banorja e këtij edicioni Ilnisa Agolli, u shpreh në lidhje me eksperiencën e saj tre mujore brenda këtij formati.

Edhe pse ishte shumë afër finales, ajo bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për video-t më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Si ka qenë kjo eksperiencë për të? Në fillim u pa se ajo ishte shumë luftarake dhe krijonte situata në shtëpi, ndërsa nga fundi pamë një Ilnisa më të butë? Përse erdhi kjo?

“Më pas thashë mos po keqkuptohem më gjerë. Çfarë po bëj? Brenda një eksperimenti të tillë fillon të ndërtosh një eksperiment tjetër analizash me mendjen tënde. Dhe unë jam një natyrë që i kam qejf këto analiza dhe vras mendjen. Pra, unë aty u prezantova me përmbajtjen që kisha, me qëllimet që kisha, me këtë natyrën jo të ngurtë. Pra, unë u dashurova dhe nuk është e lehtë e izoluar.”

Kur ka qenë momenti kur ajo është dashuruar me Meritonin, pasi Eni më parë në emision ngriti hipoteza se ka qenë momenti kur ajo po qante në pishinë gjatë ditëve të para? A është kjo e vërtetë?

“Shiko sesi ishte puna. Ai një djalë i bukur, me një fizik të këndshëm që unë në jetën time të përditshme i kam bërë skip. Pra, nëse jam lidhur me diçka ka qenë gjithmonë truri. Dhe nëse kishte një pyetje që mu bë përpara se të futesha, nëse do të krijoja një lidhje në Big Brother, unë stepesha dhe thoja ‘Si ka mundësi që bëjnë të tilla pyetje?’. Pastaj thoja ‘Përse më pyesin mua?’ duke ditur parasysh se çfarë natyre kam. Pastaj më solli ujë, më fshiu ato lotët dhe kur më foli thashë ‘Prit njëherë se ky nuk paska vetëm muskuj’. Ai ishte i pari. Nuk e di. Ndodhi pastaj.”/E.Ç

Të fundit

Ujërat e ndotura/ Balluku: Subjektet që nuk zbatojnë ligjin, përballen me penalitete

1 maji është afati i fundit për të gjitha subjektet për të vendosur impiante të trajtimit të ujërave të...

Universiteti ‘Columbia’/ Protestuesit bllokojnë një nga sallat e universitetit

Një grup protestuesish në Universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork ka bllokuar një nga sallat e universitetit duke mos lejuar punonjësit dhe studentët e tjerë...

Kundërshtare apo bashkëpunëtore me Argita Malltezin? Ja si përgjigjet Basha

As kundërshtare dhe as bashkëpunëtore nuk e zgjodhi kreu i PD Lulzim Basha, Argita Malltezin, me të cilën ka pasur një njohje të vjetër...

Snoop Dogg ndjek në rrjetet sociale këngëtaren shqiptare, ja për kë bëhet fjalë

Ai është një ndër reperët legjendar si dhe më të famshëm dhe më të suksesshëm në botë. Bëhet fjalë për Snoop Dogg . Reperi amerikan...

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, 816 aplikime për inpute bujqësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 816 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema Kombëtare 2024 për masën...

Lajme të tjera

Web TV