Kartoni i kuq, Gundogan del kundër Araujos: “Na penalizoi të gjithëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona u përmbys në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League ndaj PSG me parizienët që triumfuan me shifrat 1-4. Në fakt, ndeshja nisi në mënyrë të përkryer për spanjollët që klauan në avantazh me Raphinhan.

Por, një karton i kuq nga Ronald Araujo në minutën e 29, kompromentoi ndeshjen e të besuarve të Xavi Hernandez teksa më pas nisi përmbysja e francezëve. Pas fidës, Ilkay Gundogan nuk e kurseu shokun e skuadrës duke theksuar se ndoshta do të ishte më mirë nëse Araujo do ta kishte shmangur ndërhyrjen ndaj Barcola.

“Jam shumë i zhgënjyer, kualifikimi ishte në dorën tonë, por ia dhuruam kundërshtarëve në mënyrën më të lehtë. Është pak e vështirë të mendosh se çfarë të bësh në momente si ai i Araujos, por nëse zgjedh të ndërhysh duhet të jesh i sigurt se do të kapësh topin.

Në të kundërt është më mirë që të pësosh gol, apo edhe ta lejosh kundërshtarin të dalë vetëm për vetëm me portierin pasi nuk dihet nëse Barcola do të shënonte me siguri. Mendoj se duhej që Araujo t’i dhuronte mundësinë portierit që të ndërhynte.

Kur mbetëm me një lojtar më pak u “vra” ndeshja”, u shpreh Gundogan, që për më tepër shtoi se edhe në rastin e golit të Vitinhas, ishte sërish mbrojtja që gaboi pasi vonoi të mbulonte në goditjen e portugezit.

Të fundit

Rama inspekton ndërtimin e Rrugës së Dukagjinit

Kryeministri Edi Rama inspekton ndërtimin e rrugës së Dukagjinit. Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga Elisa Spiropali dhe kryetari...

A do të ketë reshje/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira u pasuar nga reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi...

Ushqimet që mund t’i hani sa të doni sepse nuk ndikojnë në peshë

Ndonjëherë, humbja e peshës duket si një udhëtim i pafund. Nga numërimi i kalorive deri te vëmendja ndaj madhësisë së porcioneve, gjetja e recetave...

Pak para protestës, policia ‘blindon’ Bashkinë e Tiranës

Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet, në lidhje me protestën, që pritet të mbahet përpara Bashkisë së Tiranës. Policia ka “blinduar” bashkinë e kryeqytetit, përpara...

AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor të rrallë

“AstraZeneca” ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë. Kjo ka ardhur pas disa...

Lajme të tjera

Web TV