Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje.

Ajo thekson se e drejta për të protestuar është pjesë e demokracisë, por jo aktet e dhunës.

Po ashtu, ambasada përshëndet edhe zyrtarët policorë, të cilët sipas asaj qëndruan në lartësinë e detyrës.

Reagimi:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës.

E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët.

Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme./  S.M

Të fundit

Pesë ushqime thelbësore për një jetë të shëndetshme dhe ekonomike

Në një botë ku ushqyerja e shëndetshme po bëhet gjithnjë e më prioritare, zgjedhja e ushqimeve që konsumojmë luan...

Pas një debati disaorësh dhe kritika nga opozita, Kuvendi i Serbisë zgjedh Qeverinë e re

Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita. Me 152...

Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2024, disa prej tyre janë realizuar

Baba Vanga ka bërë parashikime të frikshme për vitin 2024, e mesa duket disa prej tyre kanë filluar të realizohen. Sipas “Mirror”, ndonëse Baba Vanga...

Venecia/ Burri tenton t’i vërë flakën vetes, shpëtohet nga policia

Një burrë ka tentuar t’i vërë flakën vetes përpara Bazilikës së San Markos në Venecia, por u ndalua nga dy oficerë të policisë lokale. Ngjarja...

Vëllai i Jul Dedës shpërthen keq ndaj Ori Nebijajt: Nëse ke nevojë për burrë…

Vëllai i Jul Dedës ka bërë një reagim të ashpër në rrjete sociale ndaj opinionistes së Big Brother Vip Ori Nebijaj pasi komentoj deklaratën...

Lajme të tjera

Web TV