Rritet importi i kafshëve të gjalla për mish, ja cili është vendi nga ku vijnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.

Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.

Burimet nga tregu pohojnë se nga Greqia po importohen më së shumti derra dhe bagëti të imta për konsum mishi. Ndërsa numri i bagëtive për mbarështim, që zakonisht vijnë nga Holanda dhe Danimarka është krejt i ulët dhe gati në vlera të papërfillshme në krahasim me importet për mish.

Pas Greqisë, furnizuesit kryesorë të kafshëve të gjalla për mish janë Hungaria, Rumania, Kosova, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut. Kryesisht nga këto vende vijnë viça dhe të imta për mish.

Importet e kafshëve të gjalla për mish janë në rritje vit pas viti, por këtë vit tendenca ka qenë edhe më e fortë. Në njërën anë, pakësimi i bagëtive në vend dhe në anën tjetër, turizmi, e kanë rritur kërkesën për mish.

Kulinaria shqiptare ka në themel të saj mishin, ndaj edhe rritja e numrit të turistëve nxit konsumin e tij në restorante. Por bashkë me konsumin është rritur edhe çmimi i mishit në mënyrë të ndjeshme. Në muajin mars, niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3 %, ndërsa çmimi i mishit u rrit me 3.7%.

Vendi ynë kishte një traditë të pasur në mbarështimin e blegtorisë në natyrë, por me pakësimin e popullsisë në zonat e rurale, braktisjen e vendit nga të rinjtë dhe mungesën e subvencioneve kjo traditë po shuhet.

Përgjatë viteve 2021-2022 numri i krerëve ka pësuar rënie me rreth 20 për qind, teksa ashtu si edhe për njerëzit edhe për blegtorinë mungojnë të dhënat e sakta për krerët. Instituti i Statistikave ka shtyrë për vitin 2024 Censin e Bujqësisë i cili fillimisht ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022.

Lexo edhe :  “Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat”

Përveç të tjerash blegtoria po përballet me konkurrence brenda sektorit të bujqësie. Në zonat fushore, blegtorët konkurrohen nga serat. Për 1 hektar serrë të ardhurat arrijnë mesatarisht 40 mijë euro në vit, ndërsa për një lopë duhet një 1 hektar dhe fitohet 1000 euro në vit, analizon një zotërues i një ferme blegtorale në Fier.

Ai tha se fermerët e kanë kuptuar që sera te jep 2-3 mbjellje në vit, që edhe nëse humbjet në një kultivar fiton tek një tjetër. Vitet e fundit në zonat ku serat kanë përhapje masive numri i bagëtive ka shënuar rënie drastike.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, gjatë vitit 2022 rënia më e madhe vjetore e bagëtive të gjedhit, që janë edhe prodhuesit kryesor të qumështit dhe bulmetit, ishte më e lartë ishte ne Belsh me 56 %, Mallakastër 55%, në Vorë 52%, Lushnjë me 46%,Shijak 45%, zona ku ka zhvillim intensiv te serave.

Në Veri blegtorët po shesin lopët dhe po blejnë koshere. Psh në zonën e Tropojës krerët e gjedhit kanë rënë me 35% në pesë vitet e fundit, por numri i koshereve të bletëve po rritet me shpejtësi. Vitin e kaluar në bashkinë e Tropojës u numëruan 19,569 koshere me bletë me një rritje 22 për qind nga viti 2021 dhe 166 për qind nga viti 2018./   S.M

Të fundit

Eurodeputeti grek Kefalogiannis vizitë në Shqipëri, do takojë sot Fredi Belerin në qeli

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Ditën e Pashkëve më 5 maj ndoqi meshën e shenjtë...

Ndryshimet e reja/ Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai...

Tkurret stoku i pronave të pashitura, qytetarët orientohen drejt banesave me qera ditore

Pavarësisht një ulje të çmimit të banesave ato mbeten ende në territor pozitiv duke u rritur me 3.2 përqind, krahasimisht me të njëjtën periudhë...

Më shumë se 60% e popullsisë së botës beson te vaksinat

Më shumë se 60 për qind e popullsisë së botës u beson vaksinave dhe është e gatshme të rivaksinohet kundër Covid-19, si dhe kundër...

“Temperatura 29 gradë”/ Meteorologu: Duke filluar nga dita e mërkurë…

Pjesa e parë e javës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bëtë që sot dhe nesër në vend të ketë...

Lajme të tjera

Web TV