Seanca për Kosovën/ SHBA kritika Serbisë në Këshillin e Sigurimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është diskutuar situata në Kosovë.

Aty foli edhe përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, i cili tha se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator.

“Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiç. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, tha ai në fjalimin e tij.

Ai foli edhe rreth ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë javën e kaluar, duke shprehur shqetësimin e madh.

“SHBA ndan gjithë aspiratat e vendeve të rajonit për stabilitet, demokraci dhe multietnicitet. Do punojmë me partnerët tanë në rajon. Kur shohim historinë e viteve të fundit shohim progres, por shohim edhe veprime përshkallëzuese nga të dyja palët që shtyn progresin,. Kanë kaluar 7 muaj nga sulmi paramilitar serb në Banjskë. Serbia nuk ka bërë asnjë progres për ndalimin e liderit të sulmit Milan Radoiçiç. Ne kërkojmë veprimin e ligjit, Serbia duhet të punojë me KFOR që të ndalojë që një rast i tillë të ndodhë sërish. Ne kërkojmë që të dyja palët të gjejnë rrugën e marrëveshjes për çështjen e dinarit dhe atë të asociacionit të komunave serbe. Kosova ka mbajtur një votim për heqjen e kryetarëve të komunave serbe në veri, ne vlerësojmë veprimtarinë e Kosovës për këtë proces. E dimë se nuk ka vendim nga votuesit për të hequr kryetarët dhe ata mbeten në detyrë”, tha përfaqësuesi amerikan./e.t

Të fundit

Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të...

E keni ditur? Ja pse në mëngjes është më mirë të konsumohet kafe se çaj

Kafeja dhe çaji janë 2 nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Megjithatë, në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin një filxhan kafe në vend...

‘Thumbime’ politike/ Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Erdogan, ja çfarë u diskutua

Vetëm disa orë ka zgjatur vizita zyrtare e kryeministrit grek në kryeqytetin e Turqisë dhe bisedimet me presidentin turk, në një përpjekje të emërtuar...

Rama, asnjë fjalë për Belerin/ Kollçaku: I përket drejtësisë

Deputeti Bardhyl Kollçaku, në intervistën për “Special Report”, u ndal edhe te fakti që kryeministri Edi Rama nuk komentoi për çështjen e Fredi Belerit...

Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga. Nga...

Lajme të tjera

Web TV