Si ndikon rrëmuja në trurin e njeriut?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nga ata që punojnë të qetë vetëm mbi një tavolinë të pastër dhe në dhoma me një mobilim minimal. Por ka të tjerë që jetojnë të rrethuar nga një grumbull i madh letrash, librash dhe orendish. Por a mund të ndikojë mjedisi i jashtëm në performancën e trurit tonë?

A mundet që rrëmuja në shtëpi apo zyrë të jetë “kreative” apo t’i ngatërrojë idetë tona?

Kërkimet shkencore bien kryesisht dakord me Mari Kondo, gurunë japoneze të artit të rregullimit, e cila rregullon dollapët, qilarët dhe shtëpitë me një saktësi kirurgjikale.

Aq sa Elizabet Sander, psikologe në Universitetin Bond në Australi, ka treguar se rendi, bukuria dhe mungesa e kaosit në mjedisin ku punojmë, lidhet me përgjigjet më të mira njohëse dhe emocionale të sistemit tonë nervor.

“Trurit nuk i pëlqen çorganizimi, pasi i shteron burimet e tij dhe e zvogëlon aftësinë për t’u përqendruar. Tufat e letrave, gotat e pista, objektet e hedhura me shumicë në tavolinë e shpërqendrojnë mendjen tonë, krijojnë një lloj mbingarkese informacioni vizual, e cila e komprometon kujtesën funksionale” thotë ajo.

Ndikimin tek produktiviteti dhe qartësia e mendimit, e konfirmon edhe një studim i Institutit të Neuroshkencës të Universitetit Prinston, SHBA. Ai analizoi aktivitetin e trurit të disa vullnetarëve në mjedise pak a shumë të rrëmujshme në shtëpi dhe punë.

Një nga ekspertët, Stefani Mekmein, zbuloi se rregulli rreth e rrotull, e bën trurin tonë më të aftë për të qenë i përqendruar dhe në përpunimin e informacionit, me një përfitim të qartë mbi performancën e aftësive njohëse.

Si të mos mjaftonte kjo, një mjedis i çorganizuar dhe kaotik, shkakton shumë shtyrje të detyrave:ata që kanë një tavolinë të mbushur me letra dhe dosje të hedhura sa andej-këtej pa ndonjë një kriter të saktë, priren të zvarritin më shumë punët që kanë nëpër duar se sa ata që punojnë me skedarëve të radhitur sipas përparësisë.

“Çorganizimi dhe tendenca për të zvarritur punën kanë një origjinë të përbashkët. Të vendosësh gjërat në rregull kërkon kohë, dhe është diçka që nuk e pëlqejnë shumë” thotë Xhozef Ferrari, profesor i psikologjisë në Universitetin DePaul në Çikago. Sipas tij ata që janë më të çrregullt priren t’i shtyjnë punët e tyre, madje janë edhe më të pakënaqur me performancën e tyre.

Lexo edhe :  A do të ketë reshje/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Duket se efekti negativ në tru i rrëmujës së mjediseve, varet nga stresi i shkaktuar nga kaosi: na pëlqen apo jo, një dhomë e rrëmujshme na vë në alarm në mënyrë të pandërgjegjshme. Rritet niveli i hormonit të stresit, kortizolit, me një efekt edhe më të dukshëm tek femrat, diçka që varet ndoshta edhe nga trashëgimia kulturore.

“Gratë ndihen shpesh përgjegjëse për rendin e gjerave, dhe kur dështojnë përjetojnë shqetësim më të madh” thotë Darbi Saksbi, psikologe në Universitetin e Kalifornisë Jugore, që ka studiuar efektet e rrëmujës tek norma e stresit.

E gjithë kjo ka pasoja jo vetëm në aktivitetin e aftësive njohëse, që përkeqësohet, por edhe tek mirëqenia në përgjithësi. Kështu disa studime tregojnë se gjumi në dhoma të rrëmujshme e lehtëson fillimin e çrregullimeve të gjumit, duke e bërë më të vështirë rënien në gjumë apo nxit ëndrrat e këqija.

Por një mjedis i rrëmujshëm, mund të vërë në provë edhe marrëdhëniet personale, sepse sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit Kornell të SHBA-së, kaosi e pengon interpretimin e saktë të shprehjeve dhe emocioneve të njëri-tjetrit, duke shkaktuar më shumë grindje dhe diskutime.

Për më tepër, të tjerët na gjykojnë pikërisht në bazë të organizimit të hapësirave tona. Një studim amerikan nga Universiteti i Miçiganit, ka treguar se hyrja në një zyrë të rregullt (librat në rafte, letrat e mirë-sistemuara, mbeturinat në kosh), nxit gjykimin e personit në fjalë si më të ndërgjegjshëm dhe më të besueshëm, sa se ata që punojnë në një hapësirë ​​të paorganizuar (me librat në dysheme, letra e shpërndara etj). Me pak fjalë, pamja ka rëndësinë e saj. Përshtypja, shpjegojnë autorët e hulumtimit, është se kemi të bëjmë me një person të pakujdesshëm, më nervoz dhe më të vështirë për t’u menaxhuar./   S.M

Të fundit

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i...

E dinit? Ja pse Parisi njihet si “Qyteti i Dritës”

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...

U gjykuan për diferencën në moshë, biznesmeni u ‘mbyll’ gojën komentuesve

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku...

Si ndikojnë orët e gjumit në shëndetin e zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës,...

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”/Ekspertët: Ja zonat më të preferuara në Tiranë

Një në katër apartamente në Shqipëri blihen nga të huajt, ka deklaruar në  një emision televiziv drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria. “Ndryshe nga 2022...

Lajme të tjera

Web TV