Thirrja për protestë/ Berisha: Betejë për jetë a vdekje, për demokracinë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalimit të tij për qytetarët e mbledhur mbrëmjen e sotme tek “Rruga e Shpresës”, bëri sërish thirrje për pjesëmarrje sa më masive në protestën e ditës së premte, para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Berisha u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave, që të jenë të parët në protestë, pasi kjo është një “betejë për jetë a vdekje për demokracinë”

“Të gjitha forcat politike që e shpallin veten opozitare, të vijnë në betejë, sepse beteja është prova e opozitarizmit të vërtetë.

U bëj thirrje të rinjve dhe të rejave, të jenë të parët në këtë betejë.

Sepse, nëse Erion Veliaj, Tiranën që duhej të ishte shtëpia më e bukur, ia ka dorëzuar mafies.

Prandaj edhe ju nuk keni alternativë tjetër, vetëm të largoheni prej saj.

Beteja për çlirimin e Bashkisë është betejë për jetë a vdekje për demokracinë në Shqipëri.

Ftoj çdo demokrat, opozitar, të mendojë se çdo të thotë për të nesërmen e fëmijëve të tij”, u shpreh Berisha./   S.M

Të fundit

Kostoja e të folurit online/ Analiza e REL, ja çfarë ndodh me dhunën në Shqipëri

“Që kur kam hapur blogun tim për promovimin e edukimit seksual gjithëpërfshirës, kam pasur vazhdimisht sulme në rrjetet sociale”,...

Shpella e mistershme franceze habit studiuesit me historinë që fshihte në brendësi

Një grup studiuesish thanë se kanë zbritur në atë që konsiderohej si pika e paarritshme e një shpelle nëntokësore në Francë me mjete të...

Industria e konjakut në pritje të një zgjidhjeje diplomatike mes Francës dhe Kinës

Që nga janari, industria franceze e konjakut ka qenë objektivi i një hetimi në Kinë për shkelje të konkurrencës. Industria e konjakut, për të...

“Zhdukja” e vajit të ullirit/ Ulet në mënyrë drastike prodhimi në shkallë botërore

Mungesa e vajit të ullirit, i referuar edhe si ” ari i lëngshëm ”, ka çuar çmimet në nivele rekord. Sipas ekspertëve moti ekstrem i nxitur nga...

Kryetarja e Bashkisë së Parisit pret Veliajn: Restaurohet sheshi “Skënderbej” në Paris

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në nisje të vizitës së tij dy ditore në Paris, takoi homologen e tij, kryetaren e Bashkisë...

Lajme të tjera

Web TV