Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin votues të PD-së ndër vite.

Sondazhet që kur janë krijuar si një zhvillim i rëndësishëm në politikën botërore, janë kthyer në një instrument të rëndësishëm. Që mat mbi të gjitha temperaturën e perceptimit të përgjithshëm të popullsisë, duke përdorur kampionë statistikor, sipas një metode shkencore tashmë të konsoliduar.

Edhe në Shqipëri, kemi vite tashmë që sondazhet janë kthyer në një instrument që vlejnë për të analizuar në vija të trasha trendin e elektoratit. Megjithatë herë pas sondazhet përpara apo ditën e zgjedhjeve kanë krijuar konfuzion, pikërisht sepse nuk ja kishin qëlluar një leximi, që nuk është aq i thjeshtë aq sa duket.

Siç po del edhe sondazhi mujor në lidhje me perceptimin politik të ndarjes së preferencës mes forcave të opozitës.

Siç u bë e ditur nga sondazhi i përgatitur nga Zaloshnja në Report TV, Foltorja e Berishës ka një preferencë më të madhe sesa PD e Bashës, e cila është në kuota mjaft të ulëta, as 3 përqind.

E vërtetë? Kjo shifër nuk rezonon as rezultatin që PD ka marrë në zgjedhjet lokale te 14 majit 2023, ku arriti mbi 100 mijë vota në rang kombëtar, edhe pse u ndalua nga ish-numri dy Gaz Bardhi për të hyrë me kandidatë për kryetarë bashkie në shumicën e njësive.

Duke u nisur nga ky fakt, pra mos leximi i perceptimit të votave që mund të ketë PD-ja e Bashës në raport me votat e 14 majit, shtyn tek një qasje pak më ndryshe.

Qasje, e cila mund të ketë si analogji pikërisht zgjedhjet e 14 majit 2023. Kur thuajse të gjithë sondazhet e zhvilluara përpara zgjedhjeve, nuk e lexonin fitoren e qartë të Benet Becit.

Ndërkohë që kryebashkiaku aktual i Shkodrës dhe stafi i tij, kishin një sondazh më të thelluar që i jepte indicien e një fitoreje, sondazhet e tjera linearë jo. Madje kishte disa prej të cilëve që e lexonin perceptimin publik si fitore e padyshimtë e Bardh Spahisë, kandidatin e foltores për kryetar bashkie në Shkodër.

Në fund, Benet Beci korri një fitore që ishte as e minutës së fundit, as e ngushtë fare. Ishte kapilare nga çdo qendër votimi në thuajse gjithë territorin e bashkisë në Shkodër. Po përse nuk e lexuan këtë rezultat sondazhet lineare?

Lexo edhe :  Rroftë 1 maji si ditë pushimi!

Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin votues të PD-së ndër vite. Votë, e cila nuk ishte një qëndrim politik për PS-në, por një verdikt me dy gishta, ku njëri ishte anti e tjetri pro.

Anti koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe pro një kandidati, i cili paraqiti një ide, program alternativ dhe një narracion krejt ndryshe për Shkodrën.

Sipas të gjitha gjasave, Benet Beci ka marrë një uragan votash të djathta. Të cilat, nuk dolën e nuk kanë dalë më pas në sondazhe. Sepse jemi në një situatë kaotike në qerthullin opozitar.

Ndërsa logjika e perceptimit pro foltores është më shumë një indicie që vjen nga lart, nga televizionet, emisionet, rrjeti e gjëra të tilla, të cilat përkthyer në një ekuacion më specifik brenda opozitës, nuk se kthehet. Siç nuk u kthye në Shkodër, Tropojë, apo edhe Kukës.

Megjithatë ky “shpirt” i një qëndrimi politik që realisht jo vetëm që ekziston por është i fortë, duhet organizuar. Deri më sot, kjo pjesë e elektoratit nuk kanë vendosur që të votojnë për kë. Ndaj janë rreshtuar në 34 përqindëshin e atyre që nuk do të votojnë. Por ka një qasje të qartë; ata nuk votojnë për Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Por për kë do të jenë të gatshëm të japin votën siç bënë më 14 maj 2023? Në një profil të ri siç ndodhi me Benet Becin! E këto nuk janë elektorat gri, por një arqipelag votash i pastër i së djathtës, i gatshëm për t’u hedhur në aksion, nëse PD e Lulzim Bashës del me emra dhe mbiemra, e natyrisht me ide të qarta, por shpejt.

Ndryshe nuk është çudi që të votojnë edhe për PS, apo ku i dihet ndonjë propozimi të ri që del rrugës, por kurrë dyshen e vjetër.

E ka treguar 14 maji! Mjafton të lexosh atë votë për të parë se çfarë ndodhi, e thuajse i gjithë ky komunitet është një fuqi politike e nivelit të lartë që kërkon ndryshim real, e nuk pranon të mbahet peng e gënjehet./    S.M

Të fundit

Dëshmi të reja që ushqimet ultra të përpunuara mund të rrisin rrezikun e kancerit

Një studim i financuar nga Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit dhe Kërkimi i Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar...

Aksident i rëndë në vend, makina përmbyset në mes të autostradës (Video)

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në dalje të Vlorës, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Makina është përmbysur në mes të autostradës, dyshohet pas...

Ergys Arrazi kishte një lidhje tjetër, në polici e quajti të sëmurë mendore bashkëshorten

Konfliktet mes Alma dhe Ergys Arrazi kishin kishin nisur prej disa muajsh dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më. Raportohet se...

Pashkët ortodokse, më shumë se një festë! Simbolika, vezët e kuqe

4Fjala “Pashkë” do të thotë për hebrenjtë kalim, në të cilin nënkuptojnë, kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore...

Vendi gati për sezoni turistik/ Rama: 34 qendra shëndetësore verore në shërbim

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë një lajm tepër të mirë për sezonin turistik. Rama shprehet se 34...

Lajme të tjera

Web TV