Vala e të nxehtit në Tajlandë, 30 të vdekur që nga fillimi i vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit vazhdon në Tajlandë, ku temperaturat sot pritet të shkojnë në rreth 40 gradë Celsius, ndërsa 30 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta.

Autoritetet e Bangkok këshilluan sërish sot miliona banorët e kryeqytetit tajlandez të qëndrojnë brenda për shkak të rreziqeve të konsiderueshme shëndetësore nga nxehtësia ekstreme.

Për të dytën ditë radhazi, temperatura ka shënuar 52 gradë Celsius në Bangkok, sipas autoriteteve. Prilli konsiderohet muaji më i nxehtë dhe më i thati në Tajlandë, por këtë vit vapa është përkeqësuar nga fenomeni i motit El Nino.

Vende të tjera në Azinë Juglindore po përballen gjithashtu me një valë ekstreme të të nxehtit këtë javë, duke përfshirë Bangladeshin, Mianmarin dhe Filipinet, ku mijëra shkolla kanë pezulluar mësimet.

Në Mianmar, temperaturat shënuan nivele rekord dje, me temperaturën që shënoi 45.9 gradë Celsius, dhe vendi do të përballet me temperatura të ngjashme edhe sot.

Në Tajlandë, 30 persona kanë vdekur nga 1 janari deri më 17 prill të këtij viti për shkak të të nxehtit, sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë e vendit./kb

Të fundit

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 5 maj 2024

Sot, më 5 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot...

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024

Dhërmiu një fshat i mrekullueshëm bregdetar, është një nga destinacionet më të lira të Evropës për vitin 2024 shkruan Esther Marshall për të përditshmen...

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ortodoksët ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin....

Romeo zgjidhet finalisti i parë i “BBVA 3”

Romeo Veshaj është finalisti i parë i “BBVA 3”, pas avantazhit që Egla mori si lidere e shtëpisë. Në prime-n e së martës, Eglës...

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë...

Lajme të tjera

Web TV