Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit Aristotele të Selanikut, në sheshin Rotonda dhe Navarino.

Pesë vjet e gjysmë pas operacionit të madh policor që çoi në arrestimin e gjithsej 60 personave, gjykata shpalli fajtorë 50 prej tyre për krijimin e një organizate kriminale dhe trafikun e drogës brenda një institucioni arsimor.

47 të pandehurit u dënuan me burgim nga 6.9 vjet deri në 15.5 vjet, ndërsa tre të tjerëve u dënuan me burgim deri në tre vjet.

Gjoba nga 50.000 deri në 100.000 euro u vendosën gjithashtu për të dënuarit me burgim.

Pas hetimeve, Policia e Sigurimit të Selanikut, zbuloi se në krye të grupit kriminal kishte shtetas shquptarë.
Aktiviteti i tyre përfundoi në dhjetor 2018 kur EL.AS. siguroi prova për aktivitetin e tyre kriminal dhe kreu arrestimet.

Në materialin vizual të regjistruar nga policia, duke përdorur mjete speciale, vërehen lëvizjet e personave të përfshirë për 57 ditë të tëra, ndërsa në të njëjtën kohë ka pasur vëzhgim në të gjitha pikat e veprimit të tyre.

Sipas hetimeve, dy muaj para arrestimit, të pandehurit duket se kanë fituar mbi 500.000 euro duke bërë 500 blerje dhe shitje në ditë.

Shumica e të pandehurve u përfaqësuan nga avokatë. Gjithashtu, dy nga të pandehurit kanë vdekur dhe ndaj tyre janë pushuar kallëzimet penale, ndërsa 11 mbeten në paraburgim për akuzat e tjera./e.t

Të fundit

BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi të kushteve

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i ri për...

Motra e Almës: Erdgysi hante dreka të shtrenjta me të dashurën, fëmijëve u mungonte buka

Motra e Alma Arrizit, në një intervistë për “Breaking” në Top Neës, foli për problemet që motra e saj po përballej kohët e fundit,...

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe 3 fëmijëve, burg për Ergys Arrazin

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Ergys Arrazin. Ai akuzohet...

Dominimi i dy markave: Cilët janë telefonat më të shitur në botë

Lista e 10 modeleve të smartfonëve më të shitur globalisht në tremujorin e parë të 2024 dominohet nga produktet Apple dhe Samsung, sipas raportit...

“Mesazhe ofenduese dhe tradhti”, çfarë u gjet në celularin e Erdgys Arrazit?

Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit, Erdgys Arrazi. Në studion e “Dita jonë” gazetari ...

Lajme të tjera

Web TV