I keni ditur? Lista e barnave që dëmtojnë fort trurin dhe kujtesën, bëni kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo lloj ilaçi i marrë me recetë mund të shkaktojë një lloj rreziku shëndetësor.

Humbja e kujtesës është një nga efektet anësore më të zakonshme. AgroWeb.org ju sjell një informacion shumë të rëndësishëm mbi gjithçka duhet të dini.

Është vërtetuar nga raste të shumta që pilulat e gjumit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës. Ambien është një nga ilaçet më të përdorura që shkakton këtë problem madje është quajtur edhe “ilaçi i harresës”.

Njerëzit që përdorin këtë medikament përjetojnë halluçinacione; ecin në gjumë, madje ngasin makinën po në gjumë.

Marrja e këtij ilaçi për trajtimin e problemeve të gjumit nuk i jep trurit gjumin ripërtëritës që ka nevojë për të riparuar dhe ruajtur vetë.

Ajo shkakton gjendje të ngjashme me të qenit i dehur ose të qenit në koma.

Ilaçet më të këqija për trurin janë barnat statine të cilat përdoren për uljen e niveleve të kolesterolit.

Truri ka nevojë për kolesterolin për funksionimin e duhur, për kujtesën, të mësuarit dhe të menduarit e shpejtë. Këto barna mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e trurit dhe kujtesën.

Antihistaminikët, antibiotikët, antihipertensivët, ilaçetet kundër depresionit, antipsikotikët, antispasmodikët dhe të gjitha medikamentet e tjera që fillojnë me ANTI-ndikojnë në nivelet e acetilkolinës.

Antidepresantët triciklik • Ilaçet e tensionit të lartë • Metildopa • Mjekimet kundër dhimbjeve me përmbajtje heroine, kodeine, morfine • Ilaçet e kemioterapisë • Interferonet • Antipsikotikë si Haldol ose Mellaril • Epileptikët si Fenitoin ose Dilantin • Ilaçet e ankthit si Seconal, Phenobarbital, Amytal, Nembutal • Antihistaminikët • Quinidine • Beta Bllokuesit sidomos për glaukomën • Antibiotikët • Naproxen • Litium • Steroidet • Insulina • Pilula gjumi si Sonata, Ambien, Lunesta • Ilaçet e Parkinsonit si glikopirrolat, skopolamina, atropina • Ilaçet qetësuese si benzodiazepinat Ativan, Dalmane, Valium, Xanax.

Lexo edhe :  Stefania Craxi dhe Argita Berisha: Dy modele të kundërta të baballarëve nën hetim

Sipas Mount Sinai School of Medicine në SHBA, këto janë 20 barnat që dihen që shkaktojnë humbje të kujtesës.

Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë ilaç, veçanërisht këto lloje të barnave.

Para se të vendosni t’i përdorni ato, përpiquni t’i trajtoni problemet natyrshëm me përbërës dhe mjete natyrale, të keni aktivitet të rregullt fizik dhe të ndryshoni stilin e jetës./e.t

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV