Pas përplasjeve me produksionin, Jetmiri tregon pse u shfaq në studio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jetmir Salaj la shtëpinë e “BBVA 3” me vullnetin e tij, pas pretendimeve se formati nuk kishte standarde dhe se ai po bënte gjithçka për të marrë vëmendje. Ai doli, shkoi në studio dhe pati debate edhe me Ledion Liçon, Arbër Hajdarin e Ori Nebijajn. Kur u duk se Jetmiri i kishte ndarë rrugët me “BBVA 3”, prime-n e së shtunës, ai u shfaq në studio dhe diskutoi mbi situata.

Rikthimi i tij i habiti jo pak njerëzit, ndaj i ftuar në “Fun Club”, ku diskutohen ngjarje nga “BBVA 3”, Jetmiri sqaroi për publikun vendimin e tij.

Ish-banori tha së pari se kishte bërë një lojë psikologjike në “BBVA 3”, e cila ishte e një stili tjetër, duke tentuar të sjellë një model dhe se njeriu me qetësi mund të arrijë shumë. Ai tha se nuk është penduar për vendimin e marrë:

“Kjo është një lojë e fortë psikologjike dhe izolimi bën të vetën. Për pjesën e banorëve, nuk e ndieja fare presionin, pasi ishin të menaxhueshëm, madje unë i bëja të dilnin nga vetja, por për (daljen nga shtëpia) arsyeja e vërtetë ishte sepse po amplifikohej situata. Nën trysninë psikologjike ishin të gjithë, qoftë lojtarët, “BBVA 3” dhe unë. Ajo që unë po kërkoja ishte ‘asgjë’. Unë po avancoja një kërkesë për ‘asgjë’”, tha ai, ndonëse ishte paksa i paqartë.

Ai mbajti të njëjtin qëndrim si më parë për Orin, duke thënë se ajo shpeshherë i dukej si banore e shtëpisë:

“Ti (drejtuar moderatores Enxhi Nasufi) duhet të kuptosh që ndaj meje janë thënë gjëra monstruoze. Gjuha shqipe është një gjuhë (që të lejon) forma dhe mënyra që të shprehësh atë që do të shprehësh, por unë kam parë një opinioniste, që në momente më dukej një garuese brenda lojës. Ajo nuk e di se sa i ngarkuar është një lojtar, ndaj një frazë si ajo që më tha ajo mua, nxiti një revoltë tek unë”.

Ai theksoi se nuk e ka marrë personale, por nënvizoi rëndësinë e fjalës. “Unë nuk e pashë të drejtë dhe mora një vendim. Nuk e di nëse është mjaftueshëm për të shpjeguar gjendjen time shpirtërore”, tha ai.

Ndërsa për pyetjen nëse përplasja e tij me produksionin ishte një strategji: “Asgjë nuk është e inicuar. Perceptimi nuk është i njëjtë me të qenit jashtë. Nëse unë ngrija në mendjen time (çështje), kisha kontradikta, në mënyrën time kam protestuar”.

Sa i përket përballjeve me Romeon, ai u shpreh:

Lexo edhe :  A e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? Efi habit me përgjigjen

“Nuk ka ndodhur përballje. Nuk kam bërë asgjë për ta sulmuar, as atë, asnjë. Unë kam bërë një deklaratë jashtë dhe kam thënë se nuk do bëj asgjë dhe ata do më sulmojnë. Unë kam ruajtur qetësinë dhe jam sulmuar vazhdimisht. Në psikologjinë e tyre ndoshta isha një kërcënim, një personazh që ngacmonte shpirtrat e tyre. Me Romeon kam treguar dashamirësi”, u shpreh ai, duke shtuar se Romeo ishte në paralojën e lojës dhe e ka sulmuar.

Gjithashtu, Jetmiri bëri një reagim në Instagram, duke u shprehur:

“Për të gjithë injorantët e trimat: Një kontratë është një kontratë e duhet respektuar. Ata që bëjnë thirrje për të kundërtën ose nuk më duan të mirën, ose u intereson të shpifin e denigrojnë imazhin tim publik. Cilido të jetë interesi”, duke shtuar edhe një emoji duke vjellë.

Tani, le të bëjmë edhe një historik të shkurtër të përplasjes së Jetmirit me produksionin.

Së pari, ai njoftoi se kishte vendosur të linte shtëpinë, ndërsa Ledioni i tha se kishte mundësi ta rimendonte vendimin dhe të jepte përgjigje në prime-n e ardhshëm. Pasi u mendua, Jetmiri tha se do ta vijonte lojën, por nuk do t’u fliste banorëve me të cilët nuk donte të kishte një komunikim. “Vëllai i Madh” nuk e lejoi diçka të tillë, pasi është një reality show dhe njerëzit zbulojnë mbi banorët përmes komunikimeve të tyre.

Kështu, Jetmiri vendosi të dilte nga shtëpia.

Më pas, ai bëri një reagim, duke thënë:

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si të dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i ‘Big Brother’ është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, tha Jetmiri.
Ai pati edhe një qëndrim të ashpër ndaj Ori Nebijajt, duke u shprehur në Instagram: “Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete”, referuar faktit që Ori është në të njëjtën kohë edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë./E.Ç

Të fundit

Ja lista me sëmundjet që qëllimisht nuk trajtohen dhe arsyet pse

Ekonomia vendase nuk ka vuajtur ndonjëherë për shifrat. Rikuperimi pas goditjeve ka qenë i shpejtë dhe treguesit e rritjes...

Monedhat e huaja në krizë/ “Ngrin” euro, paundi në rënie, kursi i këmbimit 21 Maj 2024

Sot, më 21 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet 92.8 lekë. Euro sot blihet me 100 lekë, ndërsa...

Pasuese e Berishës? Argita e pranon dhe ‘fik’ Bardhin: Gati për çdo pozicion në PD!

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh se është e gatshme të shërbejë në çdo pozicion në Partinë...

“Kur e takova spo më njihte”, Françeska flet për takimin më djalin pas daljes nga BBV

Françeska Murati nuk ia doli dot të ishte në finalen E Big Brother Vip, pasi ish-banorja u eliminua prime-n e kaluar vetëm një hap...

Malltezi: Ja pse nuk e kemi dërguar ende çështjen ‘Berisha’ në Strasburg

Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka treguar arsyen se përse nuk e kanë çuar dosjen në Strasburg, ashtu siç e kishin...

Lajme të tjera

Web TV