Rama: Pagat në industrinë e turizmit njësoj si në Greqi! Kemi hyrë në ‘Champions League’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur për pagat në sektorin e turizmit, kryeministri Edi Rama tha se sipërmarrjet në vendin tonë tashmë ofrojnë paga të njëjta me Greqinë. Kreu i qeverisë u shpreh se tashmë vendi unë është futur në ‘Champions League’ të turizmit, krah shumë vendeve me sektorin e turizmit shumë të zhvilluar, si Greqia, Italia, Spanja e Kroacia. Por, Rama tha se ka ende shumë punë për ta ruajtur këtë vend.

“Një tjetër pjesë e këtyre të ardhurave ka influencuar në mënyrë shumë të ndjeshme pagat e industrisë. Kemi një industri turizmi që është e gatshme të paguajë pa asnjë lloj dallimi me Greqinë. Me ndryshimin që nëse në Greqi duhet që të paguajë qiranë, transportin, etj, ndërkohë që djemtë dhe vajzat në Shqipëri kanë shtëpinë e tyre afër dhe kanë një nivel taksash dhe detyrimesh shumë më të vogla. Ka qenë e pamendueshme më para që të krahasoheshim me Greqinë, sot kemi hyrë në këtë ligë. Ky është sa një moment historik. Kemi hyrë në Champions League, por duhet të mbetemi, Italia, Greqia, Spanja, Kroacia nuk bien nga Champions League. Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë, duhet ta konsolidojmë dhe duhet të jemi çdo vit konkurrues”, tha Rama./E.T

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Zyrtare/ Mauricio Pochettino e mbyll me Chelsean pas vetëm një sezoni

Mauricio Pochettino dhe Chelsea kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensus pas vetëm një sezoni. Blutë e Londrës hasën vështirësi nën drejtimin e trajnerit argjentinas në fillimin...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV