Ngjela tregon pse po vonohet arrestimi i Metës, ja informacionet që e kanë çmendur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Ngjela shprehet se çmenduria e ish-presidentit Ilir Meta vjen si pasojë që është i akuzuar. Sipas tij, çdo njeri që është nën akuzë e pëson goditjen psikike, por duhet avokat i fortë që ta mbajë, ndryshe devijon. Nga ana tjetër, Ngjela ka bërë një deklaratë  të fortë, ku thotë se Prokuroria mund ta ketë kërkuar arrestimin e ish-presidentit, por mund të ketë gjyqtarë që s’kanë pranuar, pasi sipas tij, duhet pritur me gjakftohtësi kjo situatë pasi Meta nuk ka qenë njeri i zakonshëm, ka qenë kryeministër dhe president. Po ashtu, avokati thotë se Metën dhe Berishën i bashkon halli, pasi kanë të njëjtën akuzë. Ai shprehet se Metës akoma si ka dalë akuza në pah, por sipas tij ai është drejt akuzës.

-Avokat Ngjela, Ilir Meta prej mëse dy vitesh është në hetim pavarësisht se nuk ka një hetim konkret me emër ndaj tij, ka kallëzim ndaj z.Meta dhe SPAK nuk a bërë asnjë lloj reagimi gjatë kësaj kohe, avokat si e keni lexuar si një strategji të SPAK-ut për të mbledhur sa më shumë fakte dhe prova apo vërtetë nuk ka diçka ta fajësoj dhe bëj përgjegjës zotin Meta?

Ilir Meta po të mos kishte ndonjë gjë që e bënte fajtor, nuk çmendej. Çmenduria e tij vjen si pasojë e asaj që është i akuzuar dhe e di mirë që është i akuzuar se ndryshe nuk kishte pse bënte si i marrë dhe hipte nëpër skela e ngjitej maleve. Çdo njeri që është nën akuzë e pëson goditjen psikike, por duhet avokat i fortë që ta mbajë, ndryshe devijon. Këto nuk e pyesin avokatin dhe ndaj devijojnë në këtë mënyrë. Por ashtu siç sillet kuptohet se është me probleme. Ta shikojmë si do të procedohet deri në fund çështja e tij.

Lexo edhe :  Deputeti Luan Baçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

-Ka kaq shumë kallëzime nga juristë, avokatë dhe në SPAK por ende nuk ka një gjë konkrete, kjo tregon që SPAK nuk ka arritur dot që të faktojë një kallëzim ndaj Metës…

Mund të jemi përballë një situate tjetër, që janë krimet e rënda që duan me çdo kusht të arrestohet dhe mund të ketë gjyqtarë që s’kanë pranuar, mund të jetë edhe kjo. Të shikojmë, duhet pritur me gjakftohtësi, pasi Ilir Meta nuk ka qenë njeri i zakonshëm, ka qenë kryeministër, president, do shikojmë si do shkojë çështja.

-Si e lexoni veprimin e Metës, i cili thotë se duke luftuar nepotizmin, heq bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin nga Partia e Lirisë?

Tregoi intelekt të dobët sepse tani e mori vesh ai se ishte nepotizëm.

-Përse i intereson Metës largimi i Kryemadhit?

Nuk e di, unë flasë për faktet.

-Si e shihni marrëdhënien mes Berishës dhe zotit Meta?

I bashkon halli, kanë të njëjtën akuzë të dy palët. Janë të akuzuar të dy, Metës akoma si ka dalë akuza në pah, por dihet që është drejt akuzës. Edhe Berisha është i akuzuar, për korrupsion të dy Të shohim si do të dalin gjykimet.

-A do të mundet Berisha t’i shpëtojë kësaj mase apo SPAK do të hap të tjera dosje hetimore ndaj ish-kryeministrit?

Ajo për të cilën është arrestuar Saliu është taksative në procedurën penale. Po nuk shkove kur të thërret prokurori, në momentin që je nën hetim, ai të arreston. Madje prokurorët e thërritën tre herë, Berisha nuk pranoi dhe e arrestuan.

-Berisha i frikësohet në të vërtetë arrestimit apo konfiskimit të pasurive të tij dhe të anëtarëve të tjerë të familjes?

Konfiskimin nuk e vendos Prokuroria, por Gjykata. Të shikojmë në momentin që do të shkojë në Gjykatë, do të ketë konfiskim të pasurisë të paligjshme, do ta shikojmë kur të bëhet ligji./e.t

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV