test

Deklarata e fortë e Dumanit: Bankat, të përfshira në skemën e pastrimit të parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK Altin Dumani, në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dha një pasqyrë të punës së Strukturës së Posaçme gjatë 2023.

Dumani theksoi se bankat dyshohet se janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave.

“Shpresojmë të gjejmë mbështetje nga Kuvendi për shtim të prokurorëve. Nuk dimë çfarë ndodh me ne, s’kemi status pas përfundimit të mandatit. Grupet kriminale janë përfshirë në trafikim të drogave të forta.

Grupet kanë aktivitete poli-kriminal, duke përfshirë dhunën për shkak të kontrollit të territorit, komunikimi i koduar, konvertimi i parave në kriptovaluta. Ka shumë grupe kriminale që operojnë përmes call center.

Dëmi ndaj viktimave është në mijëra euro. Qytetet më problematike janë Tirana, Elbasani, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë.

Në Fushë Krujë ka veprimtari kriminale si vrasja dhe shpërthimet. Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla.

Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”, deklaroi Dumani./   S.M

Të fundit

Belgjika nuk gabon sërish, Djajtë mposhtin Rumaninë dhe marrin fitoren e parë në Europian

Belgjika regjistron fitoren e parë në EURO 2024, me skuadrën e Tedesco-s që triumfoi 2-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen...

Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i njohur dhe familja e tij humbasin jetën

Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit,...

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, e pësojnë keq 13 persona

Autoritetet greke arrestuan 13 persona të shtunën pasi fishekzjarrët e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës,...

“Nga 15 mijë euro do marrësh 280”/ Zbardhen telefonatat e zhvatjes së italianëve

Top Channel ka zbardhur dosjen për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i...

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Adrola Dushi pranon lidhjen me këngëtarin e njohur

Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja...

Lajme të tjera

Web TV