Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraliza e gjumit është një gjendje kur nuk mund të lëvizni ose të flisni ndërsa zgjoheni ose po bini në gjumë.

Mund të jetë e frikshme, por është e padëmshme dhe shumica e njerëzve mund ta përjetojnë vetëm një ose dy herë në jetën e tyre, sipas Shërbimit britanik Shëndetësor Kombëtar.

Çfarë ndodh gjatë paralizës së gjumit?

Gjatë këtij episodi ju mund të ndjeni se jeni zgjuar por nuk mund të lëvizni, flisni apo të hapni sytë;

Mund t’ju duket se dikush është në dhomën tuaj;

Sikur diçka po ju shtyn poshtë;

Këto ndjenja sipas shërbimit britanik mund të zgjasin për disa minuta.

Cilat janë shkaqet e paralizës së gjumit?

Paraliza e gjumit ndodh kur nuk mund të lëvizni muskujt ndërsa zgjoheni ose jeni duke fjetur. Kjo është për shkak se ju jeni në gjendje gjumi, por truri juaj është aktiv.

Nuk është e qartë pse mund të ndodhë paraliza e gjumit, por ajo është e lidhur me pagjumësinë, nga modelet e ndërprera të gjumit [për shkak të punës me orare të ndryshme], narkolepsisë, nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) nga çrregullim i ankthit të përgjithësuar, nga çrregullim i panikut ose edhe mund të rrjedhë nga një histori familjare e paralizës së gjumit./e.t

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV